Formohet komisioni për reformën zgjedhore - A do ta ndryshojë LSI-ja sistemin?

Postuar në 17 Nëntor, 2011 06:52

Kuvendi i Shqipërisë sapo aprovoi krijimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, të përbërë nga 2 deputetë të PD-së, 1 të LSI-së, 1 të PDIU-së, 1 të PR-së, 4 të PS-së 1 të PBDNJ-së dhe të bashkëkryesuar nga Rusmali i PD-së dhe Gjiknuri i PS-së. Ky komision do të ketë si objektiv adresimin e vërejtjeve dhe rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it pas dy zgjedhjeve të fundit. Përbërja dhe kryesimi i këtij komisioni kërkojnë domosdoshmërisht konsensus për çdo ndryshim që do t’i bëhet kodit zgjedhor. Teksti i vendimit për krijimin e komisionit parashikon ndihmën e specialistëve të OSBE-ODHIR-it në rastet kur palët nuk arrijnë konsensus. Pyetja më e madhe që është shtruar në publik kohët e fundit është në se do të ndryshohet sistemi zgjedhor, i cili nuk është pjesë e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. Një ndryshim i propozuar nga partitë e vogla është ai i korrektimit kombëtar të sistemit rajonal aktual, i cili nuk kërkon domosdoshmërisht ndryshimin e Kushtetutës, por vetëm të fromulave të shpërndarjes së mandateve në Kodin Zgjedhor.

Por kujt mund t’i interesojë më shumë korrektimi kombëtar? Përfituesja më e madhe do të ishte LSI-ja. Me korrektim kombëtar, ajo do të kishte marrë 7-8 mandate në zgjedhjet e 2009-ës nga 4 që mori. Dhe në qoftë se ajo do të kishte qenë në koalicion me PS-në, koalicioni i majtë do të kishte patur një avantazh prej 60 mijë votash në rang kombëtar, duke i dhënë një fitore të qartë së majtës. Kuptohet që Berisha, nuk është i interesuar për ndërrimin e sistemit - një përçarje e përfolur e votës së djathtë dhe një bashkim i kërkuar pothuaj publikisht i së majtës do të ishte vdekjeprurës për të në zgjedhjet e ardhshme. Por a ka Meta ndonjë instrument kërcënues për ta detyruar Berishën të ndërrojë sistemin zgjedhor? Ka mocionin e mosbesimit ndaj Berishës, të shoqëruar me një kandidaturë të majtë për kryeministër. Duhen vetëm 71 vota në Kuvend që një mocion i tillë të aprovohet...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><strong>Rama duhet ta kete kuptuar tashme se sjellja si femije grindavec, nazik e hakerrues nuk eshte ajo qe shumica e shqiptarve duan te shohin tek lideri i opozites sot dhe pretenduesi per te qeverisur ndryshe Shqiperine neser. rama duhet te pergatitet per nje lufte politike shumeplaneshe, totale dhe frontale pasi Bisha dhe Kokemadhi nuk rrezohen nga pushteti vec me deklarata te forta, levizje politike naive dhe as me marreveshje e zgjedhje &ldquo;gjoja-demokratike me nje regjim mafioz qe ka kthyer ne farse demokracine, lirine dhe shtetin e te drejtes. Njerezit kane nevoje per ndihme dhe mbeshtetje konkrete, praktike dhe te perditshme per ti bere balle regjimit, dhe nese regjimi vjedh votat e liderit te opozites apo denon deputet e opozites me gjoba pa i hyre gje ne kembe dhe pasur asnje reagim te forte politike dhe mesazh te qarte sesi Rama dhe opozita do ti kunderpegjigjen cdo loje te Bishes sot dhe cfare ndeshkimi do te marrin te gjitha ata qe kane bashkepunuar me regjimin perfshire edhe kompani te huaja qe mbeshtesin (ndoshta indirekt) kete regjim vrases, atehere cfare mund te presin njerezit e thjeshte nga kjo lloj farse politike e shemtuar. Rama duhet ta kuptoje qe ka misionin historik te shpetoje demokracine ne shqiperi dhe duhet te jete perkrah moralisht dhe juridikisht cdo individi qe taksidaret e regjimit i vjedhin djersen e ballit, cdo pronari qe i mbyllet biznesi sepse nuk eshte me regjimin, cdo prindi qe te hedhe ne gjyq drejtore e mesues qe detyojne femijet te dalin ne mitingjet e pritjet e Bishes, prane cdo gazetari e gazeta qe gjobitet apo denohet nga gjykatat e Bishes, prane cdo nene qe i vritet femija neper rruget e gjakosura te Bishes.<br />Ka nje forme mjaft efikase ne vendet anglosaksone, ne forme fushate diskretitimi e quajtur &quot;name and shame&quot;&nbsp; ku me fakte dhe ne menyre konsistente, ne cdo forme mediatike, dhe me pankarta ndiqen lidhjet koruptive dhe pasurimi mafioz i maskarenjve te regjimit si puna e Metes/Ristanit/Mehdiut/argite/zenit/bregut/fevziut/frangajt/zhejot/cilit/artan hoxhes e me rradhe .... Nxitja e protestes civile tek te rinjte universitar ne vecanti per tu angazhuar ne kete dhe per te kerkuar nje shoqeri me te drejte dhe per nje demokraci reale e funskionale eshte nje menrye mjaft efikase dhe qe kerkon insistim dhe kurajo...<br />Rama duhet te na binde se e ka seriozisht dhe do ti shkoje derin fund me legjislacion special ndoshta transparences se plot te gjitha financave, aferav e allishverishe qe maskarenjte e berishes dhe se pari familja e tij dhe Metes, Nanos me shoke kane bere ne keto 20 vjet dhe se do ti ktheje keto pare ne buxhetin e shtetit dhe ne projekte qe shkojne direkt tek familje te varfra, femeijet, grate e njerezit me nevoja me te medha per keto fonde. Kjo eshte ajo qe njerezit duan te degjojne nga lideri i opozites dhe ajo qe bashobozuket e Bishes i tremben me shume. Nese rama ka frike ti hyje pa kompromis luftes kunder korupsionit mafioz ne nivele te larta te politikes shqiptare dhe tendences per pastrimi total te politikberjes ne shqiperi me mire tja lere kete dikujt tjeter. Edhe aq sa ka bere ai duhet te kujtohet pozitivisht nga historia shqiptare por ne kete moment te demokracise sone nuk eshte mjaft.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.