Rexhep Qosja: Akademinë e ka pushtuar politika

Postuar në 21 Nëntor, 2011 06:58

Rexhep Qosja, i njohur për publikun shqiptar me titullin akademik, ka bërë sot qortime të rënda në adresë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, dhe për këtë ka marrë shkas nga një nismë e deputetit të PDK-së, Ramë Vataj, për të ndryshuar ligjin që rregullon funksionimin e këtij institucioni. Ai është shfaqur i shock-uar nga politizimi i Akademisë gjatë viteve të fundit.

“Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është Akademi e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe këtë e dëshmon edhe pranimi i kryetarit të komunës (Isa Mustafa), para 2-3 vjetësh, në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk ka ngjarë as në Bashkimin Sovjetik, as në Jugosllavi, as në Rumani, as në Shqipëri, as në Bullgari, që funksionari i lartë shtetëror të zgjidhet anëtar akademie. Këtë sot e quajmë konflikt interesash”, ka thënë Qosja për Kosovapress-in.

Por ai nuk ndalet vetëm tek Isa Mustafa. “Shkoni në Akademi e shikoni disa emra aty. Shkoni në seksionin e gjuhës dhe letërsisë. E meritojnë ata njerëz, [që do të shihni aty] t’u japë Kosova rroga kombëtare? Jo, kurrë. S’kanë bërë punë as shkencore, as artistike, as arsimore, as kulturore që të meritojnë të marrin rrogë kombëtare prej Kosovës”, nënvizon  ai, dhe mendja ta thotë se termin “rrogë kombëtare” e shpik për ta dramatizuar situatën që përshkruan.

Më në fund, ai ngrihet kundër idesë që Akademia të drejtohet nga gjuhëtarë, në një kohë që sfidat e Kosovës janë të një natyre krejt tjetër. “Merreni me mend deri ku ka ardhur puna. Sot Akademia nuk ka historianë. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk ka sot mjekë. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës nuk ka, pos Isa Mustafës, ekonomistë.”, thotë ai, duke shtuar se gjuhëtarët e Akademisë e kanë bërë [këtë institucion] prapavijë të fushatës që po bëhet në këtë kohë ndaj gjuhës standard

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Akademiku Rexhep Qosja nder te tjera thote:  “Merreni me mend deri ku ka ardhur puna. Sot Akademia nuk ka historianë......" -

Pse akademiku Rexhep Qosja nuk reagoi ndaj ankimit te ministrit turk per korrigjimin e Historise ne shkollat e Kosoves rreth pushtimit turk-osman?!? Pse nuk u kerkoi turqve ti argumentojshin "ofendimet e kosovarve" ne tekstet shkollore?!

Po jua them une pse-hin: sepse vete Rexhep Qosja asht nji osmanofil, ne mos qofte nip osmansh.

Submitted by B (not verified) on

Oh, sa me kishin munguar komentet e tua! Na cpon terri syte kur ti na e kursen driten e asaj mendjeje!

Submitted by Mujo (not verified) on

Mos e nxij me shume me bold shkrimin Paulin, se boll  i zi eshte vete.

Qosja nuk ulet t'i jape llogari askusheve si ti  dhe po ashtu nuk ulet t'u kerkoje llogari burokrateve te rrangut qesharak nga Ankaraja. Paguan boll burokrate  Kosova per detaje marreveshjesh ndershteterore, pa qene nevoja per alarme patetike  qe nuk i ha njeri, te tipit "do heqin Skenderbeun do vejne Sulltanin".

Qosja eshte nga malet e VUthajt, ku nuk ka shkelur osmani dhe as gjermani: per shqiptari nuk na jep dot mend nje nip emigrantesh si ti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.