Pse partitë e vogla parapëlqejnë listat e hapura?

Postuar në 21 Nëntor, 2011 09:47

Siç lihet të nënkuptohet në lajmin tonë me titull kilometrik “Si mund të bëhet korrektimi kombëtar elektoral që duan partitë e vogla, pa ndryshuar kushtetutën”, partitë e vogla janë bërë tok sot paradite me synimin për t’u marrë vesh e për të ushtruar presion mbi partitë e mëdha lidhur me kodin zgjedhor që u vjen sipas midesë. Kodi aktual, i hartuar dhe i miratuar pas një marrëveshjeje PD-PS, ka qenë në dëm të partive me ndikim modest elektoral. Dhe fakti është që këto parti të vogla ose kanë mbetur jashtë parlamentit, ose përfaqësohen atje me kryetarin e tyre. Vetë Ilir Meta, kryetari i partisë më të madhe ndër të voglat, hoqi shumë për të futur në xhep mandatin e deputetit, duke ngjallur dyshime se ai mandat ish produkt marifetesh të sekondës së fundit.

Këto parti nuk janë lodhur shumë për t’u marrë vesh, pasi interesi i tyre është i lexueshëm: sistem elektoral që anon nga proporcionali, prag i ulët lehtësisht i kalueshëm dhe lista të hapura të kandidatëve. Sipas këtij varianti të fundit (listat e hapura), nuk ka rëndësi renditja fillestare e kandidatëve, por ka rëndësi renditja e tyre në fund të procesit të numërimit mbi bazën e votave të fituara. Ky variant shkurajon afirmimin programor e ideologjik të kandidatëve, dhe e shndërron garën elektorale në një garë pasanikësh. Partitë e vogla pra i mëshojnë kësaj ideje me shpresën se do ta kenë të lehtë të gjuajnë deputetë me lekë me “vokacion politik”, të cilët do të jenë të interesuar në vetë të parë për të fituar sa më shumë vota në zonën e tyre, rrjedhimisht do të derdhin lekët varda. Këto vota, kuptohet, shkojnë dhe në interes të partisë në hesapet që bëhen në rang kombëtar.

M.N.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

O Muci, ti o vlla duhet te lexosh icik me shume per menyren se si u dizenjua sistemi i demokracise. Une nganjehere them se ti i shkruan keto qe shkruan per te mbrojtur Ramen me cdo kusht, po po filloj te bindem qe ti thjesht nuk e ke shume plot kaplloqen.

1) A nuk kane hyre plot te forte e pasanik me sistemin aktual? Kane hyre sa nuk i numeron dot. Laj e thaj 10-15 deputet kane te dy krahet qe i nxjerrin ne TV, te tjeret as emrat e tyre rrezik nuk dine te shkruajne.

2) Kush eshte problemi kryesor me sistemin aktual? Eshte fakti qe ka krijuar incentiva te gabuara te deputet. Duke qene se kryetari zgjedh listen, keta individe nuk mund te dalin neser e te kundershtojne kryetarin. Dmth sistemi aktual ka shkaterruar nje nga checks-and-balances te sistemit politik, duke e perqendruar pushtetin jo ne dy parti, po ne dy individe. Kjo eshte oligarki or mik.

Tani nqs keto partite e vogla zgjedhin ca te forte e pasanik, nga ana cilesore nuk e ndryshojne fare perberjen e parlamentit. Po nga ana e procesit demokratik rifitojme nje te drejte te madhe, ate te mospatjes se makinave te votave ne parlament dhe mungeses totale te lirive brenda partise.

Zgjidhja eshte e thjeshte: o do hapen partite, o do kalohet ne nje proporcional kombetar per ta zhbllokuar sistemin. Denglat si ajo e sotmja se duhen qeveri stabile nuk i hengri njeri kur e tha Ilir Meta ne 2009, e jo me tani. Qeverite europiane kryesisht ngrihen mbi baza proprocionale kshuqe nuk ka ndonje molle te ndaluar ne kete aspekt. Duke qene se lideret tane as ja kane idene e primaries brenda partive e per rrjedhoje konkurences se brendshme, atehere duhet dale pertej partive per te krijuar nje sistem proprocional qe u heq pushtetin total dy lidereve.

Tani Muco shko lexo icik o vlla, se je berrnut fare nga keto ane. Po te ngelesh keq futi nje telefon Zaloshnjes te te shpjegoje si konkurojne brenda partive ne USA!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.