A është lajm që Obama uron Topin për Pavarësinë?

Postuar në 25 Nëntor, 2011 11:20

Jo, nuk është lajm, përsa kohë letrat e telegramet e urimeve, apo ngushëllimeve, në raste festash apo fatkeqësish kombëtare, janë pjesë e protokollit zyrtar dhe ekzistojnë të ruajtura në formatin ‘template’, ku u bëhen ndryshime të vogla si për shembull data, viti apo emri i atij që ka radhën në X karrige të ekzekutivit.

Kjo nuk e pengon zyrën e shtypit të Presidencës t’u nisë redaksive tekstin e një letre. Në këta rast një mesazh urimi të Presidentit amerikan Barack Obama drejtuar Presidentit shqiptar, Bamir Topi. Kolegët amerikanë nuk do të bënin të njëjtën gjë; nderimi më i madh që do i bëhej një letre të ardhur nga një dinjitar i huaj do të ishte vendosja e saj në website-n e Shtëpisë së Bardhë.

Në rastin shqiptar, zyra e shtypit nuk mund të paragjykohet: ata janë aty për të bërë të zëshme axhendën e shefit të tyre. Habi është kur një letër e tillë gjen vend në shtypin e ditës dhe madje futet te lajmet kryesore. Ja edhe një eksperiment i vogël: cila ndër gazetat kryesore në vend e ka dhënë në faqe të parë lajmin për urimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë për shefin e pallatit preidencial shqiptar? Shekulli, MAPO, Gazeta Shqiptare e Shqip e kanë lajmin, por të vendosur në faqet e brendshme; ndonjëra dukshëm e me radhë të gjata, e ndonjë tjetër fare shkurt. Ndërsa, gazeta më e madhe në vend, Panorama, e ka në faqe të parë si lajm të tretë.

H.B.

Comments

Submitted by fredi (not verified) on

<p>ik o muc nano se meresh me vogelsira,me thashetheme jo po pse ne kete faqe e pse kjo gazete.hiqini ndonjeher syzet e erreta per ti pare gjerat sic jane.</p>

Submitted by nerro (not verified) on

<p>mire ben Muci, se ktu te ne edhe te pjerdhi ndonje i huaj, aq me teper kur eshte amerikan, e bejne lajm te rendesishem per vendin. Ai eshte nje urim normal, per mos thene banal, qe behet gjithmone, ketu ngaqe skane cte shkruajn se jane gazeta dhe gazetare bosh, e vendosin ne faqe te pare.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.