Agron Duka: Pyeteni Berishën se ç’u bë me ‘Klanin e Zemunit’

Postuar në 26 Nëntor, 2011 04:00

‘Klani i Zemunit’ ka qenë gjetja e Berishës sa kohë ish në opozitë, dhe me këtë gjetje synonte të demonizonte familjen durrsake Koka dhe të afërmit e tyre, Agron e Armando Duka, që për një farë kohe ka qenë ministër i bujqësisë. Pse? Sepse i prishnin punë në Durrës me ndikimin e tyre. Nuk ka pasur ditë që t’mos fliste për ‘Klanin e Zemunit’, dhe në parlament i drejtohej vazhdimisht ‘Dukës së krimit’. Këto kohë gjëra të tilla duken si gallatë, por atëherë ishin lajme, që jepeshin çdo mbrëmje.

Pas vitit 2005, ‘Klani i Zemunit’ mbeti pa mbështetje politike, dhe ndonjë militant demokrat që nuk lë fjalë të Berishës të bjerë në tokë ka pritur që t’u pritej koka ‘zemun-istëve’. Mirëpo asgjë e tillë s’ndodhi. ‘Klani i Zemunit’ vazhdoi i pashqetësuar jetën dhe aktivitetin e tij. Më e bukura është se ish-kryetari i Bashkisë, Lefter Koka, është pjesë e maxhorancës, Armando Duka është atje ku ka qenë, kryetar i Federatës së futbollit, ndërsa ‘zemun-isti’ tjetër, Agron Duka, është marrë me veprimtari politike brenda Partisë Socialiste,

Askush nuk e ka pyetur Berishën lidhur me ‘Klanin e Zemunit’. Është vetë Agron Duka që e bën këtë gjë në numrin e sotëm të Shekullit, në një intervistë të tijën, në të cilën i sugjeron intervistueses: Shkoni dhe pyeteni Berishën se ç’u bë me ‘Klanin e Zemunit’?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.