Gjetjet për sheshin e ri Skënderbej: lines, fushë golfi, kullotë lopësh

Sheshi ‘Skënderbej’ i rikompozuar nga kryetari i ri Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka hasur, si çdo gjë në Shqipëri në fund të fundit, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij. Lufta e zhvendosur në internet, si për t’i rreshtuar përpjekjet opozitare me stilin e ri të opozitarizmit të kryetarit të PS-së, Edi Rama, ka gjetur krahasimin e parë për formën e sheshit. Një fotoje nga ajri të sheshit të ri realizuar nga Alket Islami i është vendosur një lines përsipër për të asociuar format e sheshit me ato të tamponit që përdoret nga gratë për ciklin menstrual. Sheshi-lines fitoi një farë përhapjeje, por pa u bërë e gjithëpushtetshme. Krahasimi i dytë erdhi nga kryetari i PS-sw, Rama, në Twitter-in e tij, ku shkruante se Skënderbeu është duke kërkuar një partner për të luajtur golf, duke stilizuar me kodrinën jeshile të sheshit të ri që i ngjan një fushe golfi. Mbrëmë vonë, gjatë seancës së debatit për projektbuxhetin e vitit 2012, ka ardhur edhe përpjekja e tretë e ‘banalizimit’ të sheshit. Ben Blushi i është drejtuar kryeministrit Berisha “e keni hipur Skënderbeun në një lopë”.
H.B.
Comments
Skenderbeu lopcar! nuk eshte

Skenderbeu lopcar!

nuk eshte aq keq si humor. Ben Blushi e ka thene lexetshem.

Ky shperfytyrim i Tiranes

Ky shperfytyrim i Tiranes eshte turpi dhe cnderimi me i madh qe i behet ketij vendi fatkeq nga barbari Sali Berisha dhe idioti qe vuri me vjedhje e force si kryetar te bashkise.

Z. Mero Baze ka botuar dje nje artikul shume te goditur dhe te vertete per idiotin kryetar. Une nuk e kuptoj cfare do me ky popull, per te hequr qafe barbarin injorant Sali Berisha!!!!

populli pret liderin e ri;

populli pret liderin e ri; edi rama qartasi nuk ben per situaten. ka ik n'kosove si kryetar i lidhjes shkrimtare te shqiperise se bashkuar.

Eshte mese e vertete qe

Eshte mese e vertete qe sheshi nuk eshte ndonje kryeveper arkitekturore por me mire me breke te arnuara sesa me breket e cara e vrima vrima qe la kryeidioti i meparshem. Sa per Mero Bazen heren e pare qe e ka pa Tironen e ka sjelle per dore mesuesi i punes me dru ose i bujqesise prandaj nuk i takon te gjykoje nje cun lind e rrit ne Tiron

e ke fjalen per cun

e ke fjalen per cun amsterdami, apo jo?

Cfare kryevepre flet mor

Cfare kryevepre flet mor ervin je ne metro apo jo, turp turp turp... edhe 5 nga ato qe presin per pune tek ushtari i panjohur te marresh e ti japesh detyre te bejne sheshin do t'a benin me bukur dhe sa per Edin nuk ke goje te flasesh sepse eshte nje nga njerezit e pakte me vizion e dinjitet ne kete vend.

Apo jo, e mban mend Tiranen si WC madheshtore, nje nga arritjet per te cilat do te mbahet mend krimineli Sali berisha qe vetem te liga dhe krime ben e nuk eshte ai per pune te mira e per qytete...ai eshte nga Vucidoli mor, eshte dhi , jo njeri!

Ndersa cuni i lindur e rritur ne Tiron, eshte idiot sepse une nuk kam shpjegim tjeter per nje njeri qe shkon cdo jave ne Hollande sheh si i ka Hollanda sheshet dhe qytetet dhe ben katrahuren ne Tirane, nese nuk eshte idiot sic thua ti, atehere eshte dashakeqes dhe duhet denuar per krim kombetar.

Une te keshilloj t'a lexosh edhe nje here artikullin e Meros sepse eshte i vertete dhe nuk e luan as topi.

Mua me ngjan si nje kokerr

Mua me ngjan si nje kokerr gjigande kikiriku dhe do ta pagezoja: "Kikiriku i Lulit".

Alket Islami e ka fajin qe na

Alket Islami e ka fajin qe na bene keto foto nga qielli dhe na duket sheshi si gjurme ufoje, si lepitke, si nallane, dhe Skenderbeu si ciban ! Per arkitekte qe kemi !? Do shkoj nje dite t'a shijoj me kembe se gjithmone kaloj me makine.

Sipas mendimit tim nuk i ka

Sipas mendimit tim nuk i ka fajet Basha, por Islami.

@ Loni shijet mor djale jane

@ Loni shijet mor djale jane shije dhe nuk kritikohen por ky vizionari yt ta garantoj une se e mori Tironen WC dhe e dorezoi hale qe nuk ka me burr none qe ta pastroje. Atij i detyrohemi shume qe nga trotuaret me gjeresi 35 cm e deri tek nevojtoret publike dhe lulishtet inekzistente apo tarifat e parkimit 100L/ora qe nuk i gjen as ne mes te New York-ut. Po dhe ti o Loni pak pas Mero Bazes ke ardh ne Tiron keshtu qe nuk te ve faj qe i sheh gjerat me syze PS-isti dhe jo me sy qytetari

Add new comment