Debati për projekt-buxhetin u banalizua veç në parlament

Postuar në 27 Nëntor, 2011 06:01

Ka pasur shumë njerëz të apasionuar këto ditë pas debatit mbi buxhetin. Kjo gjë është vënë re para se ky debat të zhvendosej në parlament (kanë qenë të shumtë zërat, që e kanë thënë të tyren lidhur me projekt-buxhetin në përgjithësi, por edhe me argumenta të veçantë), u vu re në parlament, por u vu re edhe më pas. Pjesa më e shëmtuar e këtij debati ish show i rrëmujshëm parlamentar.

Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Si dilet nga kjo situatë, ku folën plot 75 veta  e ku ai, “KRYE-ja, domethënë, KRYEministri, KRYEdemokrati, KRYEspecialisti, KRYEdijeshumi, e mori fjalën për të diskutuar plot 75 herë”? Fraza në thonjëza është e Andis Harasanit, i cili jepte një ide racionale në një shkrim të vetin të publikuar në numrin e sotëm të Shqipit: “[në këto rrethana] do të ishte serioze të flisnin katër vetë nga të dy palët, PS e PD, të thoshin atë që duhej dhe kështu shpëtonte shumëkush.” Nuk duket se e ka keq.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Jo ore, po Erion Bracet e Edi Palokat me ca do merret pastaj, si do e tregojne ata qe pervec se te sharit te kundershtarit nuk kane asnje vlere tjeter per te qene aty.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.