Çmime të ndryshme energjie

Postuar në 28 Nëntor, 2011 02:42

Deri në janar, kur KESH-i përmbyste tokat e zonës së Shkodrës, eksportohej energji dhe pak dëgjonim për tenderat e shitjes së energjisë. Kjo sepse nuk kishim një kompani tjetër eksportuese të energjisë për të bërë krahasimin. Por tani që KESH-i po importon energji, krahasimi mund të bëhet. CEZ Shpërndarjes i duhet të sigurojë nga importi rreth 30% të energjisë, sepse KESH i i furnizon asaj vetëm 70 % të energjisë që i duhet. Kështu të dyja kompanitë janë të detyruara të blejnë njëkohësisht energji në tregun ndërkombëtar. Po të krahasojmë shifrat e çmimeve të importit të energjisë së dy kompanive, vëmë re diferenca të mëdha. Sipas gazetës “Shqip” (shkrim i Leonard Bodurit), çmimi mesatar i importit për MWh nga kompania CEZ-Shpërndarje është krahasimisht shumë më i ulët se çmimi mesatar i importit nga KESH-i. Diferencat në çmim midis dy kompanive shkojnë nga 7 euro deri në 20 euro për MWh në dëm të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Ndërkohë, periudha e importit të energjisë është e njëjta për të dyja kompanitë dhe kushtet e tregut gjithashtu të njëjta. Përkthimi? Miliona euro ikin nga xhepat e publikut drejt xhepave të atyre që fitojnë tenderat e KESH-it.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.