Europa 2021: gjermanët në krye, grekët kopshtarë, Vjena kryeqytet

Postuar në 29 Nëntor, 2011 02:55

Në Shtetet e Bashkuara të Europës së vitit 2021, grekët do të jenë kopshtarët; gjermanët do të shullëhen në diell; do të ekzistojë një union i ri fiskal; Vjena, jo Brukseli, do të jetë kryeqendra e Perandorisë; euro do të jetë ende në përdorim. Kjo është ‘Europa 2021’ sipas një ‘utopie’ të historianit britanik, profesor në Harvard University, Niall Ferguson. Në një shkrim të botuar në ‘Wall Street Journal’, Ferguson jep një panoramë të kontinentit plakë ku “jeta është ende larg nga të qenit e lehtë në shtetet periferike të Shteteve të Bashkuara të Europës. Papunësia në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë arrin deri në 20 për qind. Por krijimi i një sistemi të ri të federalizmit fiskal në vitin 2012, ka siguruar rrjedhje të qëndrueshme të fondeve nga baza veriore europiane”. Ferguson shkruan se europiano-jugorët, ashtu si gjermano-lindorët para tyre do të mësohen me të kënaqurit nga gjërat e mira në jetë. Ata do të fitojnë mjaftueshën euro nga ekonomia gri dhe do të punojnë si kopshtarë për gjermanët, të cilët do të kenë gjithnjë e më shumë shtëpi në jugun plot diell.

Në ‘Utopinë’ e Fergusonit, David Cameron – që tani nis mandatin e tij të katërt si kryeministër i Britanisë – e që falë yjeve të tij me fat i shmanget vazhdimisht presionit nga euroskeptikët në partinë e tij, vendos të rrezikojë dhe të mbajë një referendum për anëtarësimin në BE. Partnerët e tij të koalicionit liberaldemokrat kryejnë vetëvrasje politike, duke iu bashkuar fushatës fatale të laburistëve “Po Europës”. Dhe në fund britaniku e mbyll me një tjetër profeci: Perandoria e Habsburgëve është vënë në krye të Shteteve të Bashkuara të Europës.

H.B.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;Europa 2021: gjermanët në krye, grekët kopshtarë, Vjena kryeqytet&quot;</p><h1 property="dc:title">Europa 2021: gjermanët në krye, grekët kopshtarë, shqiptaret fshezaxhinje.</h1>

Submitted by Altini (not verified) on

<p>Me se fundi e morem vesh se cfare profesioni ben Pauli ne BE.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.