Nga ka dalë 3,9 përqindëshi i Bodes?

Postuar në 04 Janar, 2012 04:36

Në shënimin e Eduard Zaloshnjës, që mund ta gjeni në linkun http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/31/bode-apo-instat-rritje-ekonomike-e-shendetshme-apo-anemike, nxirret në evidencë kontrasti midis shifrave të INSTAT-it dhe shifrave të ministrit të financave, Ridvan Bode, lidhur me rritjen ekonomike. I dyti foli para se INSTAT-i të jepte të dhënat e tremujorit të dytë, rrjedhimisht të gjashtëmujorit të parë, dhe tha se rritja vjetore e GDP-së për vitin 2011 është 3,9%, dhe se “edhe konfirmimi i fundit që kemi marrë nga INSTAT-i është [pikërisht] 3.9 përqind”.

INSTAT-i foli pas Bodes, dhe nuk bëri asnjë konfirmim; përkundrazi, mund të thuhet se bëri përgënjeshtrimin e ministrit. Çfarë po ndodh, atëherë? Bode ka mashtruar? Normalisht, ky i fundit do duhej të dilte sërish përballë gazetarëve pas publikimit të të dhënave të INSTAT-it, dhe t’na e shpjegonte edhe njëherë se nga dreqin e ka nxjerrë shifrën 3,9% dhe pse dreqin ka thënë se “shifra 3,9% konfirmohet dhe nga INSTAT-i”. Nëse nuk del për ta bërë këtë shpjegim, kjo don të thotë se është i sigurtë që INSTAT-i do të nxjerrë në gjashtëmujorin e dytë një rritje të nivelit 5-6%. Vetëm kështu Bode do të dilte në rregull me deklaratën e tij. Mund të ndodhë që rritja në gjashtëmujorin e dytë të jetë 5-6%? Do të ishte shumë e çuditshme po të ndodhte. Dhe në këtë rast Bode, tok me drejtoreshën e shtemët të INSTAT-it, do duhej të na tregonin se ç’gjë e madhe ka ndodhur në pjesën e dytë të vitit që ka sjellë një rrije të GDP-së mbi 5%.

M.N.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>3.9 % Bode e nxorri nga pidhi i plakes se vet. (Na falni per frengjishten)</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Z. Nano, katrahura e shifrave te institucioneve shqiptare shpreh transparencen &#39; per diell &#39; te qeverisjes dhe perdorimin e tyre per konsum &#39;autodidaktesh&#39;. Eshte trashegimi totalitare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.