Lulzimi i Belle Air-it ta ketë shpëtuar ekonominë nga tkurrja?

Ndërkohë që nuk bëri budallallëkun që të raportonte për tremujorin e dytë të 2011-ës një rritje të shëndetshme ekonomike (në përputhje me vlerësimet optimiste të qeverisë), INSTAT-i raportoi një rritje fenomenale të volumit të transportit. Kështu, sipas tij, rritja reale (pra, me çmime fikse) e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në sektorin e transportit ka qenë pothuaj 15% në tremujorin e dytë të 2011-ës, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Ndërkohë, rritja e PBB-së për të gjithë sektorët së bashku (pra, për të gjithë ekonominë) është raportuar të ketë qenë vetëm gjysëm përqind (shihni tabelën e mëposhtme). Pa rritjen fenomenale të sektorit të transportit, ekonomia, pa dyshim, do të kishte rezultuar me tkurrje në tremujorin e dytë të 2011-ës.
Që transporti të ketë patur një rritje 15%, duhej që sektorët e tjerë si industria, ndërtimi, tregëtia, hoteleria dhe restorantet të kishin patur një rritje të ndjeshme. Sepse transporti është në funksion të këtyre sektorëve. Por, në fakt, ato ose kanë patur ulje të ndjeshme, ose stanjacion. E vetmja degë që ka patur rritje për t’u marrë në konsideratë ka qenë bujqësia (3.4%), por pesha e saj në PBB nuk e justifikon rritjen fenomenale të transportit.
Një gjë që s’ka qenë e lidhur me zhvillimet e brendshme ekonomike ka qenë shtimi i fluturimeve të Belle Air-it, kompanisë ajrore shqiptare që ka përfituar shumë nga vendimet penalizuese të agjensive qeveritare ndaj konkurentëve të saj vendas (Albatros dhe Albanian Airlines). Shitjet e biletave të Belle Air-it mund të kenë kapur maja shumë të larta, dhe të kenë ndikuar kështu ndjeshëm në PBB-në e sektorit të transportit. Kjo hamendje mbështetet edhe nga fakti se sektori i transportit ka patur një rritje mesatare dyshifrore në 6 tremujorët e periudhës 1 janar 2010 - 30 qershor 2011, periudhë kur lulëzimi i Belle Air-it ka qenë i dukshëm.
E.Zaloshnja
Sektori
Rritja reale e PBB-së në tremujorin e dytë 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë
Industri
-8.5%
Ndërtim
-1.7%
Tregëti, Hoteleri & Restorante
0.3%
Bujqësi
3.4%
Transport
14.9%
Telekomunikacion
-2.1%
Sherbime
1.2%
E gjithë ekonomia
0.5%
Comments
Lulezim i BelleAir-it apo

Lulezim i BelleAir-it apo BelleAir-i i Lulezimit..............Rritja prej 15% sektorit te treasportit ne krahasim me nje vit me pare ka te beje me faktin e liberalizimit te vizave , me pak fjale Shqiptaret u nisen te takonin te afermit e tyre ane e mbane europes. Ky ishte nje moment qe duhet te ndihmonte edhe sektorin e transportit. Ne trasortin rrugur u futen kompani te reja dhe pati disi zhvillim, ndersa ne ate ajror pati nje bllokim total te kompanise Albanian Airlines ne favor te monopolit BelleAir..............

" sektori i transportit ka

" sektori i transportit ka patur një rritje mesatare dyshifrore në 6 tremujorët e periudhës 1 janar 2010 - 30 qershor 2011" - pra, edhe para liberalizimit te vizave...

ok, por nga shifrat qe sjell

ok, por nga shifrat qe sjell dhe Z.Frank pak me siper kemi per 2010 T1 9.3%, T2 5.7%, T3 10.2%, T4 18.6% shifet qe rritja me e madhe eshte ne 3 mujorin e 4, qe perkon me liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave ka bere qe trasporti te kete rritje, ndersa te gjithe sektoret e tjere te pesojne renie, sepse shume emigrante ato leke qe do i harxhonin me te afermit e tyre ne Shqiperi i kane harxhuar me te afermit e tyre ne vendet e tjere, kjo sipas meje shpjegon ate ? e renieve te sektoreve te tjere te ngritur nga zoti Zaloshnja!

nga keto shifra, rezulton se

nga keto shifra, rezulton se gjate vitit 2010 (dmth para liberalizimit te vizave) rritja e transportit ka qene rreth 11% krahasuar me nje vit me pare. ndersa ne gjysmen e pare te vitit 2011 (pra, pas liberalizimit te vizave) rritja e transportit ka qene 14.3%, krahasur me te njejtin gjashtemujor te nje viti me pare. kjo tregon se ka patur nje fare efekti liberalizimi i vizave mbi transportin, por tendenca e forte e rritjes ka filluar nje vit para liberalizimit.

Z. Zaloshnja, mos valle kjo

Z. Zaloshnja, mos valle kjo rritja ka te beje me sjelljen e studenteve me shumice per te votuar per Lulezimin qe te lulezonte Belle Air?

Z.Zaloshnja, me pelqen

Z.Zaloshnja, me pelqen iniciativa tuaj per te komentuar bazuar mbi shifra. Besoj se debati behet me i qarte dhe realist bazuar mbi shifra -edhe pse keto mund te mos jene te verteta.

Per informacion sektori i transportit shenoi keto rezultate gjate periudhes 2010-11

2010 T1 9.3%, T2 5.7%, T3 10.2%, T4 18.6%

2011 T1 13.8%, T2 14.9%

E per ta bere me te plote debatin, mendoj se ia vlen te permended pak dhe rritja impresionuese e numrit te pasagjereve qe kane udhetuar nga Rinasi. Per 9 mujorin 2011 rritja eshte me 16.7%.

E megjithkete nuk ka dyshim qe sektori transportit nuk mund te njehsohet vetem me tranportin ajror

Add new comment