Shtet ligjor apo Shtet KQZ-je?

Kalimi i afateve të marrjes së masës së ndëshkimit për kundravajtje administrative ka detyruar KQZ-në të heqë dorë nga gjobat për 53 partitë që nuk respektuan kriterin e barazisë gjinore. 720 milionë lekë do i mungojnë arkës së shtetit.
Partitë politike që në zgjedhjet e fundit vendore nuk zbatuan detyrimin ligjor për të pasur në listat e kandidatëve për këshilla 30 për qind të emrave femra, i kanë shpëtuar paq ndëshkimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi KQZ-ja ka hequr dorë përfundimisht nga miratimi i projektvendimit për të ndëshkuar 53 parti politike me gjoba që shkonin në total në shumën e 720 milionë lekëve të vjetra, pikërisht për mosplotësim të këtij përcaktimi të Kodit Zgjedhor. Megjithëse nuk ka një vendim për këtë tërheqje të KQZ-së, burime pranë saj kanë bërë të ditur se tashmë është hequr dorë prej këtij projektvendimi, për shkak se ai është ndërmarrë nga ky institucion jashtë afateve ligjore.
Partitë që në start e kishin të lehtë të paguanin një gjobë të tillë qesharake, por mesa duket as kjo nuk paskësh qenë e arsyeshme të paguhet. KQZ-ja e paska shumë të lehtë të shfajësojë e zhveshë nga përgjegjësitë de facto partitë politike, të harrojë detyrueshmërinë e ligjit, të anashkalojë debatet politike për kuotat rozë dhe të sjellë një dëm prej 720 milionë lekësh në arkën e shtetit.
A.K.
Comments
Pse kemi ndonje KQZ qe di se
<p>Pse kemi ndonje KQZ qe di se cfare eshte ligji ? Cfare lajmi eshte ky se nuk po e kuptoj ?! Eshte lajm si me thene qe Presidenti ka ngrene buke sot !!!!</p><p>Kur te beje vaki qe KQZ te zbatoje ndonjehere ndonje ligj atehere botoni lajmin qe te mbetemi te gjithe te habitur. </p>
Kane perfituar nga amnistia
<p> Kane perfituar nga amnistia fiskale !</p>
Add new comment