Krerët e policisë ndërrojnë vendet; por Kuliçaj nuk lëviz

Postuar në 05 Janar, 2012 12:24

Disa agjenci lajmesh kanë transmetuar sot pasdite një fjalëkryq emërimesh e çemërimesh në policinë e shtetit, të cilat janë të pashpjeguara. Thjesht janë bërë, dhe kaq: “Rasim Boriçi, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie. Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerëzore zëvendëson në detyrë Rasim Boriçin. Zv/drejtori tjetër, Ahmet Haxhia, lë këtë detyrë për t’u emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës. Anila Hoxha, ish-këshilltare, zëvendëson Ahmet Haxhiajn dhe emërohet zv/drejtoreshë për trajnimin policor. Emri Vata, drejtor i policisë së Gjirokastrës, merr detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Jashar Vreka, drejtor i policisë së Elbasanit, kalon në drejtorinë e përgjithshme të policisë si drejtor i burimeve njerëzore. Ajet Ibro emërohet këshilltar pranë drejtorisë së përgjithshme. Burimet e policisë bëjnë të qartë se u rinovohet besimi për detrën e kryer vetëm dy vetëve, ish-bodygurad-it të Berishës, njeriut të përmendur në kabllogramet amerikane si polic i korruptuar dhe si kanakar i kryeministrit, Agron Kuliçajt, dhe Pëllumb Nakos, drejtori i kufirit.”

I gjithë ky alamet lajmi i vërtetë mbyllet me një pohim të gënjeshtërt: këto vendime i ka marrë ministri i brendshëm, Bujar Nishani.  

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.