Nesër mbyllet gjyqi, por dueli Prifti-Meta do të vazhdojë

Postuar në 05 Janar, 2012 14:23

Cili do të jetë vendimi që do të japë nesër Gjykata e Lartë në ngarkim të të pandehurit Ilir Meta? Për shqiptarët e dhënë pas ‘gossip-it e voyeurism-it’, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ‘saga epike’ e përgjimeve do të vazhdojë. Këtë e premtoi sot Dritan Prifti, i cili iu përgjigj në një dalje deklarative për mediat protagonizmit të Metës që ish shfaqur disa orë më parë për ta përqeshur si “ordinere e të së shkuarës” çështjen e marrë në shqyrtim në Gjykatën supreme të Shqipërisë.

Prifti ishte vibrant e i tonifikuar në deklaratën e tij për shtypin, gjë që mund të ketë lidhje edhe me një ngjarje të konsumuar në një mbledhje forumesh të LSI-së, për të cilën nuk është ditur gjë e në të cilën Meta paska shfaqur për anëtarët e forumit pamje nga video-përgjimi i bisedës Prifti-Beqiri që, sipas Metës, e nxjerr Priftin zbuluar. “Kjo video ka rrjedhur nga ekspertët, pasi ajo ka qenë  vetëm në pajisjet që i janë dorëzuar prokurorisë dhe i janë nënshtruar ekspertizës para dy muajsh”, ka hedhur dyshimet Prifti, dhe ka shtuar, se “do të publikojë të tjera video, përmes të cilave do të tregojë me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi, dhe se si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët".

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka rëndësi të madhe, megjithatë. Në shumë kuptime. Duhet të pritet dita e nesërme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Une nuk e kuptoj akoma se cfare pret Prifti qe nuk i publikon te gjitha videot e tjera ( nje nga nje). Ai, tashme, eshte nje " armik" i Metes dhe Eprorit te Metes. Gjithashtu, nga Gjykata e Larte nuk duhet pritur asgje, pasi dihet morali dhe personaliteti i shumices se anetareve te saj. prifti duhet te siguroje  familjen diku jashte dhe ta beje publike gjithe serine e kasetave. Ata shqiptare qe kane vendosur te vdesin solidare me krimin dhe hajnine, le te vazhdojne brohoritjet per Meten "e paster" dhe Qeverine.

Niko

Submitted by Ilir (not verified) on

Asgje ska per te ndodhur , vete prifti i ben presion Metes se nq,s, vazhdon  ashtu do publikoje "video te reja " thjesht e kercenon nqs Meta merr ndonje veprim......qofte edhe me jeten.....e Priftit..

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Nesër mbyllet gjyqi i hordhekut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.