Rezarti, i Biri i Xhevat Hanës: Pritëm 16 ditë më kot ndërhyrjen e Ministrisë

Djali i prokurorit Xhevat Hana, Rezarti, që është student i vitit të tretë në fakuletin juridik, ka dhënë një intervistë për shqiptaren.com disa orë përpara se i ati të jepte shpirt në një spital italian. Ai u bën bisht kurtheve të gazetarit, që kërkon t’i nxjerrë me pahir ndonjë dyshim mbi provokimin nga jashtë të sëmundjes së të atit. Rezarti, ndoshta për shkak të edukatës legale që ka marrë nga i ati, nuk ecën asaj ane. “Mendja ku s’na shkonte, pasi sëmundja ish e papritur dhe babai po ndiqte dosjen Remzi Hoxha, por nuk ka asnjë provë që të mbështesë dyshime të tilla”, thotë në thelb ai.
Por çfarë ai ka konstatuar përbën një denoncim, edhe pse vetë ai thjesht përshkruan situatën: “Na thanë [në spital] që babai duhej dërguar urgjentisht jashtë, … [por s’u bë] asgjë. Zvarritje pa kuptim, vetëm vërdallisje dhe llafe [të tipit] “jo po procedurat, jo po duhet kohë të gjejmë një klinikë të mirë… [Pritëm] plot 16 ditë…. [Kuptuam] se nuk kish asnjë shans që [ta çonin jashtë]. Atëherë vendosëm familjarisht, tok me miqtë e babait, që ta nisnim privatisht në ndonjë klinikë të specializuar jashët vendit…. E çuam në Itali.”
Re.Pu.
Add new comment