Tadiç në Kosovën që nuk e njeh për shtet! Policia kosovare: "Ou?"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot në mesditë për Kosovapress-in se ende nuk ka ndonjë informacion që presidenti serb Boris Tadiç ka arritur në Kosovë. Ndërkohë që mediat e kanë njoftuar arritjen e tij, policia e Kosovës, nëpërmjet z. Baki Kelani, zyrtar për informim në PK, ka bërë të ditur se nuk kanë informacion që presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka arritur në pikën kufitare në Merdare.
Tadiç raportohet të ketë ikur me helikopter në Deçan, për t'iu shmangur qindra protestuesve në rrugën e Deçanit, ndërsa ambasadori rus ka qenë i detyruar të devijojë për në Patriarkanën e Pejës, pikërisht për shkak të protestave, sipas Koha.net-it.
Ndërkohë që kjo polici ka mundur të arrestojë 6 aktivistë të Vetëvendosjes që po përgatiteshin të bllokonin me protesta në Merdare ardhjen e presidentit serb. Ardhja serbes-serbes e Tadiçit, i cili nuk njeh Kosovën, pavarësinë, pasaportat, vulat e simbolet e shtetit kosovar, është shenja e pozitave të pabarazisë reale ku qëndrojnë të dyja shtetet dhe se marrëveshjet e sforcuara Kosovë-Serbi po bëhen më shumë për të ruajtur pozitat e pushtetet personale se për të mbrojtur atdheun. Hashim Thaçi nuk do të kishte mundësi të hynte kaq serbes në Preshevë, përveçse po të hynte ilegalisht nga mali. Gjë që Tadiç, nuk ka pse ta bëjë, edhe pse policia kosovare ‘nuk ka informacion’ për një shtetas që hyn me eskortë në kufi.
K. Cukali
Comments
S'i prish asnje pune ardhja e
<p>S'i prish asnje pune ardhja e Tadic ne Kosove nuk duhet marre seriozisht, me Kososven u be cfare u be nuk kthehet dot mbrapsht......Keshtu se ngre peshe.......edhe Policia e ka ditur po ben "indiferentin".......</p>
Add new comment