INSTAT: Ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit ka qenë 5 shtetas/orë

Sipas dy censusve të INSTAT-it (2001, 2011), i bie që popullsia banuese në Shqipëri të jetë pakësuar me rreth 240 mijë banorë në dekadën e fundit. Në ndryshimin e popullsisë ndikojnë lindjet, vdekjet dhe migrimi. Në faqen zyrtare të internetit të INSTAT-it ka informacion të plotë për lindjet e vdekjet deri në vitin 2008. (Si për shumë tregues të tjerë, INSTAT-i, edhe me të dhënat demografike, është i vonuar.) Sipas këtyre të dhënave, në periudhën 2001 – 2008, Shqipëria ka patur një shtesë natyrore prej 201,050 vetë (shihni tabelën e mëposhtme). Nëse përdorim këto të dhëna, lehtësisht mund të bëjmë projektimin deri në tetor 2011: I bie që popullsia të jetë shtuar me rreth 240 mijë vetë (në qoftë se nuk do të kishte patur fare migrim). Pra, i bie që migrimi neto (të ikur minus të ardhur) të ketë qenë afër gjysëm milioni. Ose, thënë ndryshe, i bie që ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit të ketë qenë 5 shtetas/orë.
Si ka mundësi që kjo të ketë ndodhur në një vend që ka përjetuar një nga mrekullitë më të mëdha ekonomike të Europës? E.Zaloshnja
VITI
|
Vdekje
|
Lindje
|
Shtesa
|
2001
|
15,813
|
54,283
|
38,470
|
2002
|
16,248
|
45,515
|
29,267
|
2003
|
17,967
|
47,012
|
29,045
|
2004
|
17,749
|
43,022
|
25,273
|
2005
|
17,124
|
39,612
|
22,488
|
2006
|
16,682
|
34,229
|
17,547
|
2007
|
14,528
|
33,163
|
18,635
|
2008
|
15,926
|
36,251
|
20,325
|
Përmbledhje
|
132,037
|
333,087
|
201,050
|
Add new comment