Të nesërmen e pretencës së prokurorit nëpër gazeta

Prokurori kërkoi dy vjet burg për Ilir Metën. Është interesant fokusi i të përditshmeve shqiptare mbi këtë ngjarje. Shekulli i bën një ‘zoom in’ lajmit: gjithë faqen e parë ia ka rezervuar një fotografie të Metës, mbi të cilën është shkruar titulli “pretenca: dy vjet burg e një milion gjobë Ilir Metës”; lajmi zhvillohej në faqet 4-5. Panorama e kish trajtuar si një lajm dosido, dhe e kish njoftuar në faqe të parë në krye të kolonës me tituj informativë në të majtë; titulli ish “Prokuroria: dy vjet burg për Ilir Metën. Avokatët: pafajësi”; lajmi zhvillohej i plotë në faqet 2-3. Gazeta Shqiptare e kish edhe më të fshehur lajmin. Lajm të parë kish prokurorin Xhevat Hana, që u nda nga jeta një ditë më parë, dhe lajm të dytë shtatzaninë e Inva Mulës. Shqiptarja.com e kish zgjedhur si lajm kryesor, duke e bërë gjënë absolutisht më të dukshme të faqes së parë. Shqipi, që lajmin e parë e ka çdo herë qartësisht të dallueshëm (për shkak të stilit të faqosjes) nuk kish lënë asnjë ekuivok në titullin kryesor: Akuza, dy vjet burg për Ilir Metën. Ndërsa e përditshmja Tema as që diskutohet, pasi këtë çështje e ka ndjekur në vijimësi e me vendosmëri.
Po gazeta Tema bën me dije se televizionet TVSH, Klan, ABC, e kanë trajtuar si lajm të dorës së dytë e të tretë.
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte aq habi polarizimi
Nuk eshte aq habi polarizimi i medias dhe venia e saj ne sherbim te grupeve dhe individeve. Ajo qe ben cudi eshte apatia qytetare dhe pranimi i pashprese per drejtesi, barazi paraligjit, dhe vullneti per te mbrojtur kontraten qytetare nga neperkembjet e politikes qe vazhdon te behet me e theksuar ne varesi te dobesise ose stabilitetit te koalicionit qeverises. Eshte me e dyshimte, dhe fatkeqesisht shume e qarte, qe i vetequajturi kryedemokrat, nje hipokrit i paskrupullt-- me falni per fjalorin-- eshte nyja qe i lidh gjithe keto shkelje te ligjit.
Do te ishte fantastike sikur
Do te ishte fantastike sikur Bisha ti jepte (apo ti kete dhene) urdher Becaj dhe maskarenjve te a gjykates se larte qe ta bejne Kokemadhin nga Skrapari shembullin sesi denohet korrupsioni I larte ne Shqiperi (duke permbushur keshtu "rastesisht" edhe nje nga kriteret e statusit), sesi Bisha nuk nderhyka ne vendimet e gjykates, dhe duke I kthyer ne kete menyre Reston e arrestimit dhe turperimit publik qe skraprlliu ish-kryeminister I beri Vicidolasit ca vite me pare. Burgosja e Metes po te Mendosh thelle thelle I vlen kujtdo dhe te gjithe dalin te fituar (me perjashtim te bashibozukeve te LSI qe I Kane mbushur xhepat me teper sesa militantet PD-ista te Bishes).
Por keto jane vetem hamendje dhe deshira te kota pasi Maskarai-Kriminel ne krye te vendit nuk ka as intelligencen as KOQE per ta bere kete pasi e di fort mire qe pas kesaj vin edhe thermosja e ekzistences se tij dhe familjes dhe klanit te tij.
Duhet theksuar gjithsesi, se

Duhet theksuar gjithsesi, se politika editoriale e Respublica-s, rreth kësaj çështjeje dhe rreth LSI, ka lënë shumë, shumë për të dëshiruar.

Këtu i referohem artikujve seri për bashkëpunim PS-LSI, shkruar në këtë site.

Respublika eshte treguar me e

Respublika eshte treguar me e sakta kur ka folur per Bashkepunimin PS-LSI--------Sepse nuk e ka paragjykuar LSI-ne , duke ecur me parimin e shenjte te demokracise perendimore se , cdo njeri eshte i pafajshem derisa te fajesohet me nje vendim gjykate

Dhe ketu do shtuar edhe dicka tjeter , se duke kekruar bashkepunimin PS me LSI ,tregon se respekton poavaresine e gjyqesorit

--Pasi koalicioni mund te behej dhe gjyqesori vazhdonte punen i pavarur nga levizjet politike --Dhe nqs do denohej Meta , le te denohej , Koalicioni do te vazhdonte dhe do tregonte se nuk nderhyn ne punet e gjyqesorit

Aq me teper se koalicioni nuk behet me emra, por me partite dhe pikeriosht mbi bazen e programeve te partive ....

Ndersa kur mendon si Tema ,per nje koalicion steril, ngelesh gjithe jeten ne Opozite , dhe i ben dem edhe vendit , sepse ndikon indirekt te perjetesosh kete pushtet

Nese prokuroria e ka

Nese prokuroria e ka vertetuar videon e Priftit si te vertete megjithse e pame te gjithe dhe eksperti nderkombetar e vertetoi, atehere pretenca duhet te kishte kerkuar nje denim shume me te rende dhe jo sa per te denuar je hajdut ordiner. Politikaneve si Meta duhet tu hapen petet e tu cohet deri ne fund aktiviteti i tyre korruptiv e te denohen vendosmerisht duke ju kofiskuar te mirat materiale qe disponojne brenda dhe jashte vendit e duke ja ato kthyer taksapaguesit. Eshte e pa precedent qe ne Shqipri korrupsioi ka marre dhene dhe politikenet e larte vazhdojne te vegjetojne duke u fryre si shushunjet me pasuri te krijuara mbi djersen tone e mbi varferine e ketij populli. Nese drejtesine nuk e ben organi qe duhet ta jape ate atehere i ngelet popullit qe ta vendose ate neprmjet protestave masive ne rruge ashtu sic ndodh ne boten demokratike .Mos presim te na e dhurojne Demokracine por ta fitojme ate.

Më minimalja që duhet të

Më minimalja që duhet të kishin shtuar në pretencë, do të ishte ndalimi për të pasur post publik për mbi 10 vjet!

Add new comment