U kry, jemi të parët në Europë!!!

Agjencia e lajmeve financiare Bloomberg dhe media e njohur gjermane Handensblatt deklarojnë se, sipas analizave ekonomike të Prof Dr Bernd Raffelhueschen (Freiburg University), borxhi publik gjerman është shumë herë më i lartë se sa deklarohet. Përveç borxhit publik të deklaruar (2 trilionë euro), ka dhe pagesa e detyrime te përllogaritura në 5 trilionë euro shtesë për shkak të sigurimeve sociale dhe fondeve të pensioneve.
Sipas Bloomberg-ut dhe Handelsblatt-ut pra, ka një shtesë 5 trilionë euro. Ky "borxh që qeveria ka fshehur" dhe nuk është raportuar, do ta vinte Gjermaninë në një pozicion te sikletshëm me një borxh mbi 268% të PBB-së (i njëjtë me atë të Japonisë). Kjo do t'i ulte së tepërmi kredibilitetin qeverisë gjermane si katalizatori i Evropës.
E shpjeguar ndryshe: Niveli real i papunësisë në Gjermani është shumë herë më i lartë në një kohë kur shumica e të papunëve iu nënshtrohen kurseve trajnuese për punë apo punëve vullnetare në komunitet (te cilat paguhen 1 - 2.5 euro në orë). Të gjithë të papunët që iu nënshtrohen këtyre kurseve dhe punëve regjistrohen si të punësuar. Shto këtu dhe ata që punojnë përkohësisht, dhe shifra është shumë herë me e lartë. Probleme të tjera që kanë futur në borxhe të mëdha qeverinë gjermane janë popullsia në plakje dhe sistemi i pensioneve.
Nëse ky lajm është i vërtetë, Shqipëria kalon në vendin e parë për zhvillim këtë vit. Sipas kryeministrit tonë.
A. Kananaj
Add new comment