Kamza, një eksperimentim i çuditshëm urban

Në faqet 12-13 të Shekullit të sotëm, me një faqosje të shtendosur, ish publikuar një vëzhgim mbi emrat e rrugëve të qytetit të Kamzës. Mbetesh pa gojë nga ajo që merr vesh. Bashkia, apo këshilli bashkiak, i kësaj qyteze janë shquar për fantazi të ndezur në këtë drejtim; kuptohet, pa i ikur fanatizmit e luajalitetit politik (në të përditshmen e Kokëdhimës kishin publikuar dhe një si album fotografik që e dëshmonte këtë fakt).
Bulevardi kryesor i këtij zgëqi urban nuk mund të kish një emër të ndryshëm: Bulevardi Blu. Pastaj vinë degëzimet e bulevardit, që kanë emra si Amerika, New York, Dubai, Australia, Roma, Stockholm (këtë të fundit, sipas Shekullit, e kanë shkruar pikërisht kështu, dmth Stockholm), Montekarlo, Gjermania, Shkupi, Monarkia Shqiptare, Kosova. Ka dhe emra personalitetesh të politikës lokale e planetare, si Sali Berisha, Nikolas Sarcozi e Silvio Berluskoni (dy emrat e fundit janë shkruar gërmë për gërmë kështu: janë shqipëruar përgjysmë). Më tutje syri të kap dhe rrugët Faik Konica dhe OSBE. Në fund është dhe Rruga e Zanave.
Mirëserdhët në Kamza City!
Re.Pu.
Comments
cdo kohe do te le gjyrmat e
<p>cdo kohe do te le gjyrmat e veta dhe koha jone bizarre le gjurmet e cmendurise.</p>
ketu duhet te jetojne gjithe
<p>ketu duhet te jetojne gjithe ''integrimsat'' ,kozmopolitet dhe anglisht-aket e shqiperise.inkubatori i europianisteve .</p>
Add new comment