Kleçka e kuorumit të 84 deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës

Në një intervistë dhënë gazetës Shqiptarja.com, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka deklaruar se “Kushtetuta është shprehur shumë qartë në lidhje me kuorumin në rastet kur ka votim me shumicë të cilësuar prej 84 votash; vetëm nëse duan ta ngatërrojnë vetë me dashje. Kushtetuta është e qartë në këtë pikë, dhe pa kuorum nuk ka votim. Në të gjitha rastet kur nuk plotësohet kuorumi i përcaktuar sipas votimeve, me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë, nuk mund të hapet votimi”. Kjo deklaratë vjen pas lajmit se PS-ja po përgatitet të kërkojë një interpretim të nenit 87 të Kushtetutës së Shqipërisë (rreth procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës), të ngjashëm me atë që dha Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e Behgjet Pacollit si President i Kosovës – ajo e quajti jokushtetuese zgjedhjen e tij pikërisht për mungesë kuorumi.
Por po të ndjekim logjikën e Pëllumbit dhe të PS-së, i bie që, pa pjesmarrjen e opozitës, të mos votohet për Presidentin e Republikës deri kur Bamir Topit t’i ketë mbaruar mandati presidencial – pra, deri kur vendi i Presidentit të Republikës të mbetet vakant. Dhe çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë për rastin kur vendi i Presidentit të Republikës mbetet vakant? Neni 90, pika 1 e saj thotë: “Kur Presidenti i Republikës eshtë në pamundesi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, OSE KUR VENDI I TIJ MBETET VAKANT, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.” Pra, Jozefina Topalli bëhet automatikisht Presidente e Republikës…..
E.Zaloshnja
Comments
Besoj se edhe vete fjala

Besoj se edhe vete fjala "vakant" kerkon interpretim. A quhet mbarimi i mandatit "vakance"? Dikush mund edhe te argumentoje qe Presidenti ngelet i tille derisa emerohet nje president i ri.

Neni 88 (Ndryshuar pika 2,

Neni 88

(Ndryshuar pika 2, shtuar pika 2/1me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

Por Neni 87 i zgjedhjes se

Por Neni 87 i zgjedhjes se presidentit , pika 2 ( e kushtetutes shqiptare qe kam une ketu ), nuk kerkon ndonje numer te percaktuar depudetesh per te hapur votimin --

Ajo flet vetem per numrin e depudeteve qe duhet te kete kandidati per president qe te fitoje presidencen ne dy votimet e para dhe qe ky numer duhet te jete 3/5 e totalit te depudeteve

Pra , Sala ka plotesisht te drejte kur thote qe mund ta zgjedhi presidentin mbi bazen e kushtetutes ---Sepse perderisa kushtetuta nuk kekron ndonje numer te percaaktuar depudetesh per te hapur votimin per president -......

.....-Atehere Sala e hap votimin me depudetet e tij dhe s'ka nevoje fare per depudetet e opozites --Keshtu qe Servet Pellumbi bashke me opoziten flasin kodra pas bregut ....

--Keshtu sic flet Serveti & PS-ja bejne shkelje kushtetuese , dhe ne te njejten kohe tregojne edhe nivel te ulet kulturor ne te kuptuarit e ligjeve kushtetuese ....Ndersa Sala po flet tamam sipas ligjeve te shkruara te kushtetutes ,.........

Po c'fare analize prisni ju

Po c'fare analize prisni ju prej Servet Pellumbit,Fehmi Abdiut,Sokol Hazizit e te tjer ish deputete te PS-se qe deklarohen keshtu.Pse i marre ka qene Shoku Edi Rama kur nderroi kushtetuten?!Po te kerkohej 84-shi dhe me ndryshimet,nuk e nderronte fare shoku Edvin kushtetuten.Nuk eshte aq i papergjegjshem ai dhe PS-ja qe ta qojne vendin ne krize dhe me ndryshimet kushtetuese.Megjithate do jete nje teme interesante kjo per median dhe politikenderi ne zgjidhjen dhe zgjedhjen e Presidentit.Por po nuk u shprehen per kete çeshtje shoket Erjon Velija dhe Eduart Zaloshnja,asnje zgjidhje nuk do kete dhe vendi do perfundoje ne anarki dje krize.Shpresat e shqiptareve tek kete dy jane.

Emir, e pse do shkoka vendi
Emir, e pse do shkoka vendi ne krize? Jo per gje po ne ne krize jemi. Maksimumi do behen zgjedhje te reja, por me thene te drejten nuk kam shprese. Gjykata kushtetuese dihet anen e kujt do mbaje.
Nuk e kuptoj kete gurgule per

Nuk e kuptoj kete gurgule per President Republike?

Nese Berisha do ta marre, le ta marre. Po deshi le te behet vete dhe President, nuk shoh te keqen me te vogel.

Kush mund te me thote? C`fare kane bere Presidentet ndonje gje qe tu mbahet mend per mire?

Me keq nuk ka per te shkuar. Edhe sikur PD-ja te vendose njeriun e saj, nuk do te gjej karar, diku do te perplasen. A thua mos Topi ishte aq i moderuar me pare?

Ne asnje rast. Punen si kryetar grupi e kreu "shume mire", se ndryshe nuk mund te arrinte ne ate post. Sado militant i PD-se te jesh, nese do te marresh nje post qe nuk ka varesi nga Berisha, mos sot neser, me Berishen do te perplasesh nje dite.

Me mire te perplasen vete, se sa te ulerase dhe cirret nate e dite si "President partiak", " i korruptuar", " sigurims" e ku ta di une, nese Presidentin do te zgjidhet nga dy partite.

Moisiun vete e zgjodhi, e beri "lojtar dominoje", Topin vete e zgjodhi e quajti "horr bulevardi". Le te quaje dhe ndonje tjeter nga te tijet me ndonje sinonim qe vetem goja e tij e shpifur i nxjerre.

Fundja-fundit, Presidenti nuk eshte as me shume e as me pak, nje noter qe kunderfirmos ligjet e aporvuar nga Parlamenti. Si pune te dyte, ben dhe shperndarje dekoratash andej-ketej, asgje me teper.

Kjo çeshtja e kuorumit me

Kjo çeshtja e kuorumit me pelqen shume. Duhej te ishte stabilizuar ne kushtetute. Tashme, Berisha ka nje AS nen dore qe besoj se do ta perdore mjeshterisht nese humbet zgjedhjet ne 2013. Ben nje kerkese ne Kushtetuese brenda afatit, fatkeqsisht per Ps nuk e ka aktualisht kete afat. Po te merremi seriozisht me kete çeshtje e vetmja zgjidhje me e mire e mundeshme do te ishte te hiqesh dore nga mentaliteti i ngerçeve dhe krizave dhe te perfitoje nje president qe te gezoje shumicen e socialisteve ne paralament, pavaresisht se vjen apo propozohet nga PD. Kjo kerkon llogjike te forte e te ftohte dhe siç e thashe me lart eshte larg mentalitetit te sotem te mbare socialistave shqiptare qofshin keta politikane, anetare te thjeshte dhe simpatizante:

Ps te vlersonte mire kandidaturat e Pd per president dhe te votonte me shumice ate qe u pershtatet ose u pelqen me shume.

Keto lloj interpretimesh te

Keto lloj interpretimesh te personave qe me dashakeqsi interpretojne keq Kushtetetuten jane dhe bejne pjese ne ate plan ogurzi dhe kriminal kunder popullit tone:

1) Nuk eshte neni 90,pika 1,por eshte neni 91,pika 1.

2) Ne piken nr.2 te ketij neni percaktohet rasti kur vendi ngelet vakan per arsye te mosushtrimit te detyres;dhe ne kete rast Kryetari i Kuvendit ushtron detyren e Presidentit.

Athere del i qart konkluzioni : Por kjo qenka loje more!

Me lojra te tilla tallen gazetaret dhe politikanet me neve.

Add new comment