Fillon referendumi

Sot Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) njoftoi nisjen e fushatës për mbledhjen e 50.000 firmave për mbajtjen e referendumit kundra importit të mbetjeve!
AKIP njofton qytetarët që ka filluar mbledhja e firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.
Aktualisht Aleanca ka hapur 4 pika për mbledhjen e firmave në Tiranë dhe dy pika në rrethe përkatësisht në Vlorë dhe Korçë.
Pikat e Tiranës janë:
1. Qendra Sociale tek rruga “Hoxha Tahsin” vila 187/1 200m mbi “Optika Roma”.
2. Zyrat e Lëvizjes MJAFT! tek rruga e “Elbasanit” Nr. 32 kati i katërt përballë Ambasadës Amerikane.
3. Tek blloku kryqëzimi i Rrugës “Vaso Pasha” me Rrugën “Nikolla Tupe” pranë ish bar “Mjelmës”.
4. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës(UET).
Ndërsa në Vlorë pranë Kinoteatrit dhe në Korçë pranë Qendrës SOL tek Rruga “Papa Llambro Ballamaci” Blv. “Republika” Nr 2.
Referendumi është formë e drejtpërdrejtë e demokracisë. Nëse do të realizohet ky referendum do të jetë i pari i llojit i iniciuar nga një grup qytetarësh të pavarur dhe jo nga një parti e madhe politike.
A.K.
Comments
Po ata qe ndodhen jashte

Po ata qe ndodhen jashte Shqiperise nuk kane te drejte te japin firmen e tyre per referendumin??? Nese po si mund te behet nje gje e tille??

mire do te ishte qe te

mire do te ishte qe te ndertonin nje faqe ne internet ku te mund te jepeshin firmat, dhe mbase sic edhe kekohet, nje kopje (mbase e skanuar) e kartes se vet te identitetit (apo pasaportes)!

Ku mund te gjej me shume

Ku mund te gjej me shume informacion rreth kesaj nisme?

Vota ime do ishte me se e natyrshme pro ketij referendumi nese behet e qarte se ky referendum do te ndalonte perfundimisht importimin e plehrave te pakten per nja 20 vite te mira, qe do te thote se pas 20 vitesh serish do te vendosej me forum ndalimi ose jo i importimit te pleherave.

Do te shkoj sot te firmos.
Do te shkoj sot te firmos. Uroj ta bejne edhe shume te tjere.
Pashe emrat e Moisit dhe

Pashe emrat e Moisit dhe Lubonjes dhe te tjerve te lartesuar e te nderuar, dhe shkrimin nuk e lexova te gjithe. Ne komentin e par shkruhej turp per deputetet socialiste. dhe shume mire keshtu.. Kuptoni o shqiptar, kuptoni o njerez, mjafton vetem nje fakt kuptimplote; se cfar eshte atdheu: Ne zvizer eshte bere referendum dhe, brenda nje muaj u mblodhen 120 000 firma. Dhe u mblodhen kunder te huajve, kundre emigratneve. Uronj qe kunder PLEHRAVE fizike dhe shpirterore brenda nje muaji te mlbidhen 500 000 firma. Nuk e ve ne dyshim qe zoti Nano do ti japi hapsiren e duhur ne faqen e tij simpatike me shkrime dhe zoti Lubonja me nje shkrim te tij.

Add new comment