Kjo është epoka e Leo Messi-t

Është e pothuaj e sigurtë që Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë. Për herë të tretë. Dhe me hak. Është pa asnjë diskutim futbollisti më i mirë në botë. Në the Guardian bënin një paralele midis lojtarit më të mirë në botë, Messi-t pra, dhe lojtarit më të famshëm në botë, dmth Beckham-it, me anën e së cilës (paraleles) donin të përqeshnin ‘djalin e tyre’ e të ngrinin lart ‘vogëlushin’ nga Argjentina. Gazetari Richard Williams kërkonte të nxirrte në evidencë faktin, që për Messi-n flitet lidhur me atë që ai bën në fushën e blertë e jo për rrogën që merr apo për të dashurat që ka.Duket se ka një konsensus në botën e futbollit, sipas të cilit Messi është më i miri në botë. Është një konsensus që ngrihet mbi numrat e golave që ai bën, mbi numrin e topave për gol që ai jep, mbi teknikën e lartë, mbi faktin që topin e mban ngjitur me këmbët teksa driblon me shpejtësi maksimale, etj, etj, etj, dhe anashkalohen dy tipare, që janë tipare të të mëdhenjve në sportin e futbollit. Leo Messi, ashtu si Pele e Maradona, dallohet ngaqë mendon më shpejt se të tjerët e sheh më shumë se të tjerët në fushën e lojës. Me këto tipare ai bën diferencën. Pa këto dy tipare do ishte një nga të mëdhenjtë, e jo më i madhi.Re.Pu.
Add new comment