Britani: studimet e fundit tregojnë që emigracioni NUK e rrit papunësinë!

Postuar në 10 Janar, 2012 13:05

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një institucion i respektuar, National Institute of Economic and Social Research, i cili arriti në konkluzionin që nuk ka ‘asnjë lidhje’ mes emigracionit të lartë dhe papunësisë – madje edhe në kohërat e recesionit e rritjes ekonomike të ngadaltë që po kalon Ishulli në këtë çast. Aktivistët kundër emigracionit, e sidomos MigrationWatch ka kohë që ka nisur një fushatë për të luftuar emigracionin drejt Britanisë. Sipas tyre, 1 milionë të rinj të papunë në vend janë për shkak të bumit të emigrantëve, sidomos pas hapjes së kufijve me Evropën Lindore, tashmë pjesë e BE-së. Kërkesa e grupit kundër emigracionit ka qenë që deri më 2015-n, të ulen ritmet e pranimit të emigantëve me dhjetëra mijë në vit.

Në të kundërt, ky studim i fundit mbështet idenë se emigraconi i jep në të vërtetë një shtysë ekonomisë, duke ngritur shifrën totale të punësimit e duke pakësuar shifrat e mbështetjes ekonomike nga shteti për të papunët, nga ç’do të kish qenë në rast nivelesh emigracioni të ulët.

Pavarësisht rezultateve të studimit, shanset për të ulur mllefet vendase kundër emigrantëve duken të vogla në këto kohë të errëta, ku dhimbjet ekonomike therin nga të katër anët e askush nuk beson më te shifrat e studimet.

n.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.