Për inat të vjehrrës, maqedonasit flenë me… Kosovën!

Postuar në 11 Janar, 2012 03:51

Gjakrat nacionaliste u ndezën kur gjatë ndeshjes së hendbollit Maqedoni-Serbi, zhvilluar në Smederevë, tifozët serbë për të acaruar kundërshtarët valvitën flamuj grekë. Përveç flamujve grekë në tribuna, provokime u bënë nga moderatori zyrtar në këtë takim, e cili e quajti përfaqësuesen maqedonase si përfaqësuese të IRJM (FYROM), gjë që u përsërit dhe në televizionin serb.

Kjo ka bërë që tifozët maqedonas të përgatiten të valvisin flamujt e Kosovës në kampionatin e hendbollit që pritet të fillojë pas pak ditësh në Nish të Serbisë. Gazeta maqedonase  “Dnevnik” ngre pyetjen se “a duhet të besojmë se ky është thjesht një veprim nga tifozë të ‘papërgjegjshëm’, të cilët prapëseprapë as u penguan nga sigurimi në sallë. Por më e tmerrshme, sipas gazetës, është edhe referimi ndaj Maqedonisë me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, edhe pse Serbia është një nga vendet që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

Sa është ndarë ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve? Kjo pak i intereson kujt. Rëndësi ka fakti që vëllazëria mes vendeve të ish-Jugosllavisë ka qenë më tepër një urrjejtje mes ‚kunatash’, e cila vazhdon akoma sot, 20 vjet pas shpërbërjes së shtetit eksperimental të Titos.

n.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.