Ç’kupton PS-ja me proces transparent në zgjedhjen e Presidentit?

Deputeti socialist Erion Braçe duhet të jetë penduar për fjalët që tha në adresë të ish-Presidentit Meidani në momentin që nga selia rozë ka dalë e risaktësuar ideja e ‘procesit konsensual të zgjedhjes së Presidentit’, dhe ka rezultuar që të ketë qenë ajo që ka kuptuar Meidani. Deputetja Gjermeni tha dje për mediat, se – po e perifrazoj pa ia prekur thelbin – “PS-ja ka ngritur një grup pune; dua t’ju garantoj se është sërish një proces transparent përzgjedhjeje, në të cilin nuk do të përjashtohet askush e do t’i jepet mundësia gjithkujt të jetë pjesë e këtij procesi, deri në momentin e përzgjedhjes finale të figurës që ofron PS-ja për postin e Presidentit”.
Nuk e ka pëmendur fjalën konkurs, por ka lënë të kuptohet se do të përsëritet i njëjti proces, që u finalizua me zgjedhjen e Igli Totozanit në postin e Avokatit të Popullit. Apo PS-ja ka në mendje diçka tjetër? Nëse po, do ish mirë të dilnin e sqaronin plotësisht këtë punë. Nëse jo, duhet thënë se procesi transparent në këtë rast është më shumë se ‘naiv e absurd’ (përcaktorët e fundit janë të Meidanit, për të cilat u kryqëzua).
M.N.
Comments
Bravo Muci , e kape Erionin
<p>Bravo Muci , e kape Erionin ne pozicion jashte loje. Si sulmues shume agresiv qe eshte Erioni, edhe do bjeri ndonjehere offside. Pyetja qe me mundon mua eshte qe Mejdani qe rri vullnetarisht 9 nga 10 here ne pozicion jashte loje ka rrjedhur apo eshte paguar nga presidenti ekipit kundershtar qe ti ngaterroje sa me shume lojtaret e ekipit vet (sic ishte rasti ne fjale i Erionit) ? C'mendim ke ti Muci per kete ?</p>
Add new comment