Berisha refuzon presidentin konsensual, sepse ka respekt për kushtetutën!!!

Kryeministri, i pyetur nga Sonila Meço lidhur me kontrastin mes qëndrimeve të tij e qëndrimeve të ambasadorëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, u shpreh: “Kam respekt shumë të madh për ambasadorët, por kam respekt absolut për kushtetutën”. Nuk ka të sharë si frazë, apo jo? S’ke nga e kap. Por puna është se ambasadorët nuk po kërkojnë të dhunohet kushtetuta; përkundrazi, ata po i kërkojnë një president për të gjithë shqiptarët. Foli i pari ambasadori danez, dhe tha se duhet president konsensual. Më pas foli ambasadori i OSBE-së, dhe përsëriti të njëjtën gjë. I treti në radhë, por jo domosdoshmërisht në rëndësi, ishte ambasadori i BE-së, i cili në një intervistë për televizionin AS, ‘i tregoi’ Berishës e gjithë shqiptarëve se ç’thotë neni 86 i kushtetutës. Më tej ishte ambasadorja gjermane, e cila nga Burreli tha se “kërkohet një president konsensual”. Sot ambasadori Sequi përmendi sërish nenin 86 të kushtetutës. Por çfarë thuhet në këtë nen? Thuhet se “presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e Popullit”.
Berisha ka respekt absolut për kushtetutën, por nuk merret vesh se “ku dreqin bie ndesh presidenti konsensual me kushtetutën”?
M.N.
Comments
Dridhe Like me lesh fabrike!

Dridhe Like me lesh fabrike! Sidoqofte Berisha ne fund do ta leshoje Presidentin! Nuk ka mundesi zgjedhjeje! Vetem se ka per ta shitur shtrenjte edhe kete, sic ben gjithmone.

Si ku bie ndesh??? O budalla,

Si ku bie ndesh??? O budalla, bie ndesh me ate nenin qe e nderroi bashke me Ramen ku thote qe Presidenti zgjidhet me 71 vota. Edhe per sa kohe do strucosh o Struc???

Berisha,perballe syve te

Berisha,perballe syve te popullit shqiptar, edhe pse gabon absolutisht ne gjithcka thote,e gjen te drejten nga vendimi qe zoti Rama mori per te ndryshuar kushtetuten. Gjithcka opozita kerkon te bej per nje president konsensual nuk mund te prevaloj asnjehere mbi ate cka thote kryeminstri yne. Sepse kete te drejte ishte vet opozita qe ja ofroj,dhe sot duhet te mbaje pergjegjesi per veprimin e saj.Qofte edhe duke i kerkuar te falur popullit shqiptar. Nuk mund te ndryshohet kushtetuta ne 1 nate,dhe zoti Rama kete gje duhet ta kete pare ne France. Lutim zotin,shpresojme ne BE,qe korriku te na gjej me nje president konsensual.

Ore une cuditem me kete

Ore une cuditem me kete popullin opozitar , qe eshte pa zarar

-----Ketu kemi nje kushtetute dhe kushtetuta e thote shume qarte si zgjidhet presidenti---Perse duhet qe te zgjidhet presidenti jashte Kushtetutes ,me konsensus ,kur kushtetuta ne kete rast eshte funksionale-

---Ne duhet te mesohemi te ecim sipas ligjeve --Ne kete rast ligji favorizon Salen ,por s'ke ci ben --Nuk do themi tani qe Sala e ka gabim pse zbaton kushtetuten ,se nuki vjen sipas oreksit opozites

--Kjo kushtetute hilqare u hartua ne kohen kur ishte PS-ja ne pushtet --Dhe PS-ja ndikoi qe te hartohej kjo lloj kushtetute qe eshte ne menyre tinzare gjithmone pro atij qe ka pushtetin--Mirpo PS-ja nuk ka goje te flasi kunder kesaj kushtetute ,se vet e aprovoi kete lloj kushtetute --Tani ta mbaje me shendet

C'eshte kjo qe ndodh aty ne Shqipni ?--Ngirhet Ngjela si kaposh dhe ulerin qe nqs nuk zgjidhet Presidenti me

konsensus eshte grusht shteti !!!!WOW!!!

Eshte normal ky lloj robi ? Kushtetuta e thote hapur si zgjidhet Presidenti, dhe nuk kerkon apsak ndonje numer te caktuar per te hapur votimin per zgjedhjen e Presidentit

Atehere c'eshte gjithe kjo histeri per zgjedhjen e presidentit sipas kushtetutes ?---Kjo tregon pa pjekuri politke dhe eshte edhe nje shenje shume domethenese se demokracia qenka akoma e Brishte kur thote Sala,lol

Sipas meje opozita nuk ka ca ti beje zgjidhjes se Presidentit ,ndaj mos te harxhoje energji per kete problem, por te merret me pregatitejn e zgjedhjeve --Duke i kaluar ne site komisioneret e saj ,qe shiten per 5 leke

dhe ne te njetjen kohe te shikoje mundesine qe te ndihmoje Orgesin prej Amerike , me ndonje vend pune aty tek selia e PS--mundesiht roje, i cili ka ankesa per Edin hahahahahahahahahahahaha -

-Natyrisht ne kete rast fatlum te Orgesit, ngre koken e pergjumur dhe hyn tuj shty me brylla sa andej -kendej ,sikur do prese bileta te karshija ne kohe te Dulles , edhe shqetesimi im i ligjeshem dhe human domsdo, ne lidhje me Teleferikun ..loooooooooooooooooooooooool

Add new comment