Kontroll faktesh: Bode dhe borxhi publik

Postuar në 13 Janar, 2012 11:19

Në daljen e sotme publike, Ridvan Bode bëri bilancin e punës së Ministrisë së Financave (drejtuar prej tij). Ai u përqendrua shumë tek menazhimi i borxhit publik, meqënëse edhe kritikat e Bankës Botërore dhe FMN-së janë përqëndruar në këtë drejtim. Sipas Bodes, situata me borxhin është jo fort e keqe, dhe këtë vit do të përmirësohet. Por ç’thonë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave?

Grafikët e mëposhtëm për borxhin dhe shpenzimet e tij në raport me Produktin e Përgjithshëm Bruto (që njihet edhe me akronimin GDP) bazohen në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Grafiku i parë tregon se situata e borxhit është përmirësuar vetëm në vitet 2007-08, kur borxhi ishte poshtë nivelit 55% të GDP-së dhe pastaj i është afruar kufirit 60% të GDP-së. Gjithashtu këstet e shlyerjes së borxhit janë rritur nga viti në vit, duke arritur në 4.3% të GDP-së (shih grafikun e dytë). Tjetër dukuri negative është fakti se pesha që zë borxhi i jashtëm ndaj GDP-së është rritur ndjeshëm, siç paraqitet në grafikun  e tretë. Nëse qeveria merr borxh të brendshëm, interesat që paguan janë përsëri mundësi pasurimi për shqiptarët, por në rastin e borxhit të jashtëm interesat që paguhen janë pará që dalin jashtë vendit.

Përtej çdo lloj deklarimi të kujtdo qoftë, kemi një situatë që, në se në vitin 2001 borxhi publik ishte 1100 dollarë për frymë, në vitin 2011 është 2800 dollarë për frymë.

E.Zaloshnja

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.