I ati i Hekuran Dedës: Berisha kërkoi të blinte me pará një vizitë në shtëpinë time

“Sigurisht që do të jem [në bulevard]; se do të përkujtojmë tim bir”, thotë Halimi, i ati 70 vjeçar i Hekuran Dedës, kur gazetari i Shekullit e pyet se a do të marrë pjesë në protestën e 21 janarit. Dhe në këtë bisedë me gazetarin, ai zbulon një fakt interesant: “Më kanë ofruar edhe pará në mënyrë që unë të prisja për kafe në shtëpi kryeministrin Sali Berisha. Në shtëpinë time, as hasmi nuk ndalohet për të shprehur ngushëllime. E unë më 21 janar kam hapur dyert e mortit për djalin. Se ma vranë djalin… Kam pritur në shtëpi këdo që ka ardhur për ta ndarë me familjen tonë dhimbjen. Erdhën edhe ata që kërkonin ta shisja unë gjakun e djalit.”
Është hera e parë që thuhet kjo gjë. Sipas tij, i kanë shkuar në shtëpi katër ditë pasi i biri ka mbetur i vrarë në bulevard. “Në mbrëmje vjen këtu një makinë e madhe, me xhama të zinj. Kërkuan të bisedonin veçmas dhe veten e paraqesin si punonjës së gardës e njerëz të afërt të familjes së kryeministrit. Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me pará dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve.”
Është aq i poshtër si gjest, sa duket i pamundur.
Re.Pu.
Comments
Ka njezet vjet qe e ben kete

Ka njezet vjet qe e ben kete pune, ai me shume dhe; te tjer politikane gjithashtu! Teston vetem teston si "mjek" dhe perseri teston, kalbezimin tone moral,

dhe kafshon e gjakos cdo njeri. Kete ka njezet vjet qe e ben...dhe me sukses... dhe na ka poshteruar te gjithve...

I pamundur!? E gjithe

I pamundur!? E gjithe qeverisja sot eshte njeshfaqe mashtrimi e kurdisur dhe e paguar! Keta mendojne se mund te blejne gjithcka! Por ka nje gje qe ata nuk mund ta bkejne dot dhe kjo eshte varferia e shqiptareve! Kjo e fundit kushton shume dhe do ti linte qeveritaret pa nje grosh ne xhep!

E njejta hipokrizi 'e blere'

E njejta hipokrizi 'e blere' si ne Gerdec dhe me 21 Janar. Per vota me llape te lajne dhe me dhembe te cajne.

I pamundur ? Eshte aq i

I pamundur ? Eshte aq i poshter sa natyrisht qe eshte i vertete.

Add new comment