Ç’po ndodh në Merdare e në Dheun e Bardhë? Ja ç’thonë gazetat e Prishtinës

Postuar në 14 Janar, 2012 06:37

Zëri i Prishtinës ka një lajm me titull “Rrihen përkrahësit nga Shqipëria”, por ne tekstin e lajmit nuk pohohet kjo gjë (ndoshta janë duke e përditësuar lajmin). Hë për hë, aty thuhet se “aktivistë të Vetëvendosjes raportojnë se në pikën kufitare të Morinit, 2 autobusë që janë nisur nga Shqipëria për t’iu bashkëngjitur protestës së Vetëvendosjes, e kanë kaluar kontrollin kufitar të Shqipërisë, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.”

Gazeta Express fokusohet, ashtu si të gjitha gazetat, tek konfrontimi mes veprimtarëve e policisë në Podujevë, dhe raporton për një polic të lënduar, pasi është goditur me një tullë. Por ky fakt nuk konfirmohet nga burime të tjera.

Koha Ditore flet për pengesa të mëdha policore. “Në Morinë janë bllokuar autobusët me përkrahës të Vetëvendosjes që donin të vinin në Kosovë për ta ndihmuar atë në bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. Një përkrahës i Vetvendosjes ka thënë për Top Channel se arsyetimi ishte për pengesa në sistemin kompjuterik, por ata sipas të gjitha gjasave nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë ”, thuhet në versionin online të kësaj gazete.

Agjencia telegrafi.com njofton se njerëzit e Vetvendosjes janë bllokuar, dhe nuk lejohen të shkojnë në Merdare. Sipaj kësaj agjencie, ata janë bllokuar në Besianë, tok me Albin Kurtin, i cili nga ana e vet ka bërë thirrje për qetësi. “Banorët e Merdares kanë dalë anës rrugës në mënyrë që t’i bashkohen manifestimit”, nënnvizojnë gazetarët e këtij ëebsite-i.

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonimus (not verified) on

<p>Kjo qe po ndodh ne Kosove eshte shperfaqja dhe dekonspirimi i nje pushteti te tmershem qe ka rroberuar Kosoven.Pa pritmas u be nje koalicion i pushtetit formal duke filluar qe nga presidentja e vendit e deri te policia rrugore dhe atij jo formal ndermjet mediave te ndryshme ,ambasadave dhe zyrtareve te ndryshem nderkombetar te cilet pushtuan plotesish hapesiren mediale.Keta po mundohen te perjellin nje mesazh te rem te frikes dhe dhunes ne menyre qe te kontrollojne pakenqesine ne popull dhe parandalojne demonstraten e paralajmeruar te Vetevendosjes.Zgjohuni o Shqiptare, &quot;Big Brother&quot; po na shef ?</p>

Submitted by GENTIAN (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Ata qe duan ta mbeshtesin nga Shqiperia sot V.Vendosjen do kishin bere mire ta kishin ndihmuar Kosoven per clirimin e saj. S&#39;me duket me vend qe partite politike ne dy anet te perdorin ndjenjat kombetare&nbsp; te qytetareve perkates per te realizuar qellimet e tyre ditore. A do ishte normale qe nje parti p.sh. PD&nbsp;per hir te simpatise te therrase qytetare nga Kosova per ta mbeshtetur ne mitingje ? Besoj se jo. Ndjenjat kombetare te Shqiptareve duhet te thirren kur jane ne rrezik kufijte por jo te banalizohen nda partite qe ikin dhe vijne.Besoj se qeveria e Kosoves i ka potencialet per te vene ne jete marrveshjet dhe detyrimet karshi popullit dhe kushtetutes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.