Tirana e ndarë 50 me 50 përballë ngjarjeve në Kosovë

Në Kosovë pothuaj të gjithë (bën përjashtim Këshilli i Mbrojtjes së të Drejtave e të Lirive të Njeriut, që ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe ka arritur në përfundimin se “faji është i policisë”) janë rreshtuar në favor të qeverisë në këtë karfosje mes kësaj të fundit e Vetvendosjes. Ndërsa në Shqipëri, maxhoranca e opozita e kanë parë si një rast tjetër për t’u ndarë fort me njëra-tjetrën. Është një ndarje që ka zënë fill me kohë pas ‘flirt’-it të hapur mes dy qeverive, asaj të Berishës e asaj të Thaçit, dhe që u provokua ca më shumë pas deklaratve të Thaçit tri ditë më parë, kur kërkoi një analogji me 21 janarin shqiptar dhe një krahasim mes opozitës në Shqipëri e opozitës së Vetvendosjes, dhe pas deklaratës së ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Sot kjo ndarje është manifestuar edhe më qartë në Tiranë. Opozita shqiptare nuk duket se ka gjëra për të ndarë në planin ideologjik me partinë e Albin Kurtit, por reagimet nuk kanë munguar. Deputeti socialist, Ditmir Bushati, shkruan në faqen e vet në facebook (sipas Temës online), se “ndjen neveri ndaj baltosjes që tentohet t’i bëhet VV-së nga ata soj politikanesh që të përbashkët mes tyre kane veç pasurimin galopant e shpërdorimin e besimit të qytetarëve e jo atdhedashurinë”. Ndërsa Erjon Braçe, thekson se arrestimi i udhëheqjes së një partie të opozitës momentalisht ndodh vetëm “në Siri dhe Kosovë”. E më poshtë i drejtohet kryeministrit kosovar: “Hashim Thaçi, nuk goditet e nuk dhunohet kryetari i një partie të opozitës!” Mendja ta thotë, nisur nga gjuha e përdorur, se qëndrimet e këtyre deputetëve janë individuale.
Në krahun tjetër, televizioni ABC News ka transmetuar protestën e sotme të Vetëvendosjes live. Dhe reporterët e gazetarët e tij janë shprehur se “ndërhyrja e policisë kosovare është e ligjshme, demokratike dhe kushtetuese”.
Re.Pu.
Comments
O kafshe, o injorant, o

O kafshe, o injorant, o fudulla dhe njerez te tredhur qe flisni ne emer te demokracise dhe zbatimit te ligjit, EDHE Hitleri dhe soji i tij vrisnin dhe prisnin ne emer te ligjit.

gazetaexpress dhe KlanKosova

gazetaexpress dhe KlanKosova jane te qeverise

gazetaexpress dhe KlanKosova

gazetaexpress dhe KlanKosova jane te qeverise

Po cprisni nga Tirana qe

Po cprisni nga Tirana qe shprazi 2700 fisheke luftarake kunder protestuesve te 21 Janarit ne Tirane dhe 50% e popullsise levdoji punen profesionale te policise ????? U vrane 4 te papune e u plagosen dhjetera te tjere per hir te institucioneve te shendosha e te pavaruara Shqiptare qe mbrojtjen vrasesit e 26 viktimave ne Gerdec si edhe Ilir Meten.

Po a ka Shqiperia institucione e ligjshmeri apo ndoshta ka thjesht nje kod qe mbron politikanet dhe le ne meshire te fatit Shqiptaret?

ABC News nuk perfqeson 50% te

ABC News nuk perfqeson 50% te shqiptareve.

5% mbase.

Add new comment