Jozefina Topalli si kryetare e PD-së

Televizionet proqeveritare dje dhe gazetat proqeveritare sot i dhanë një vend të rëndësishëm vizitës së Jozefina Topallit në qarkun e Shkodrës. Ajo mori pjesë në një takim përkujtimor me rastin e 22 vjetorit të demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në qytetin e Shkodrës, si dhe në një takim përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Pukë. E parë e veçuar, kjo vizitë e Jozefinës duket thjesht një qokë e kryeparlamentares në qarkun ku ajo ka marrë votën për të qenë në Kuvend, ndërsa zelli i mediave proqeveritare për ta pasqyruar atë duket thjesht një zell i tepruar.
Por kjo vizitë nuk është një ngjarje e veçuar. Jozefina Topalli po shkon në të gjitha takimet përkujtimore me rastin e 21 vjetroit të themelimit të degëve të PD-së në qytete të ndryshme (para Shkodrës ishte në Berat). Dhe ky është një adet që Berisha nuk ia linte njeriu tjetër ta bente në të kaluarën. Ç’po ndodh?
Qokat e Jozefinës, qe po i ben sikur të jetë kryetare partie, po ndodhin në kohën kur deputetët e PD-së po dalin njëri pas tjetrit në intervista, ku hedhin idenë se Berisha është kandidati më i mirë për postin e Presidentit të Republikës. Mos Berisha po mendon të kalojë në Presidencë dhe ka vendosur qe Jozefina t’i zërë vendin në parti dhe në qeveri? Në këtë rast, humbja e PD-së në zgjedhjet e 2013-ës do të kishte probabilitet te madh.
E.Zaloshnja
Comments
Humbja e PD gjithmone ka nje
<p>Humbja e PD gjithmone ka nje probabilitet shume te madh por vetem nese plotesohet nje kusht.</p><p>Te kete zgjedhje te lira.</p>
ironia eshte qe Jozefina po
<p>ironia eshte qe Jozefina po merr pjese ne kujtimin e ngjarjeve ne te cilat nuk ka marre pjese kur ndodhen, 21 vjet me pare. tipike ne stilin e mohimit dhe uzurpimit te Saliut ndaj PD-se.</p>
Add new comment