Regjimi vrau më 21 janar dhe ... kërcënon familjarët e viktimave më pas

Postuar në 15 Janar, 2012 05:59

Gruaja e Faik Myrtajt, i cili mbeti i vrarë në bulevard më 21 janar të vitit të shkuar dhe e ëma e Bardhoshit, për të cilin u tha se u vetvra muaj më pas, ka dhënë një intervistë për Shekullin, ku shfaqet edhe si një grua që të këput shpirtin, edhe si një grua e fortë. Është një nga intervistat më prekëse që kam lexuar në shtypin shqiptar. “Pata dy djem e tashmë më ka mbetur një. Pata një burrë dhe ma vranë në mes të ditës... Dhe na kërcënojnë, e nuk na lenë të qetë”, thotë ajo në një moment. Dhe më poshtë vijon: “Për ne autori është i ditur. Askush nuk mund të qëllojë mbi njerëz pa një urdhër. Sa të jemi gjallë, nuk e harrojmë ne gjakun e djalit dhe Faikut. Deri në grahmat e fundit të jetës. Kam në shtëpi dy varre të hapura.”

Pjesa më tronditëse e intervistës është ajo ku flitet për kërcënimet, për të cilat ajo bën fjalë në këtë intervistë. “[Dy muaj rresht na kanë marrë në telefon]; na merrnin dhe na thoshin të mos flisnim nëpër media e nëpër njerëz. Ishin telefonata të panjohura, kur herë dilte zë burri dhe herë gruaje. I dëgjoja dhe veç qaja.”

Pyetjes se a do të jetë në bulevard më datë 21, ajo i përgjigjet: “Sigurisht që po. Ç’mund të më bëjnë më shumë se sa më kanë bërë?…”

M.N.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>rregjim kriminel!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.