21 Janari në shifra: 41.4% protestuan prej varfërisë, 18% ishin me arsim të lartë ndërsa 72.7% nuk ishin anëtarë të PS

Ndërsa Prokuroria ka nevojë për më shumë kohë për të gjetur fajtorët e vërtetë të 21 Janarit, datë që po hyn në fjalorin tonë si 18 Brymeri i L. Napoleonit, JAVA ka gjetur një formë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e kobshme të një viti më parë nëpërmjet shifrave. Sekretariati për çështjet ligjore në PS ka marrë në analizë të arrestuarit e të ndaluarit, prej nga del një kampion që mund të shërbejë si njësia më e mirë e mundëshme për të kuptuar kush ishin ata që dolën në demostratë.
Sipas grafikëve të përpiluar nga të dhënat e marra nga ky kampion, del që 4% nuk ishin në demostratë, ndërsa motivi kryesor që ka shtyrë 41.4% të demostronin ishte varfëria, 31.2% kishin dalë në protestë për shkak të padrejtësisë sociale dhe 23.4% për të demonstruar ndaj korrupsionit. Vetëm 27.3% e tyre ishin anëtarë të PS, 44.4% me arsim të mesëm, 37.5% me arsim 8-vjeçar dhe 18% me arsim të lartë.
Mosha dominuese në demostratën e 21 Janarit, ishin të rinjtë nën 24 vjeç (52%), por, këtu marzhi i gabimit mund të jetë më i madh, sepse logjika të thotë që policia dhe agjentët e veshur civilë kanë ndaluar/arrestuar kryesisht elementët më aktivë në demonstratë. Për arsye të ngjashme, rezulton vetëm një femër e arrestuar, nënë e 5 fëmijëve. Grupmoshat e tjera të të ndaluarve/arrestuarve ishin 5% mbi 65 vjeç, 4% nga 55-64 vjeç, 4% nga 45-54 vjeç, 22% 25-34 vjeç.
n.s.
Comments
Kur pashe statistika ne
<p>Kur pashe statistika ne shifra ketu,thashe se jane te Shokut Zaloshnja ,se ai njihet si expert i shifrave.Sado te verteta te jene keto shifra dhe perqindje,une nuk i besoj po nuk qene te shkruara nga Shoku Zaloshnja.</p>
Shoku Zaloshnja gjate votimit
<p>Shoku Zaloshnja gjate votimit tw 8 majit u shkalllua fare dy daljet e fundit i beri pa laptop duke thene se ketu nuk bej parashikimi. Sidoqofte, edhe marzhi i gabimit mund te jete i pa perjashtuar ne te tilla sondazhe, ajo demostrate ka fajtoret e saj te cilet kane poste qeveritare. U be demostrata ne Kosove para dy ditesh por nuk u pa nje polic me arme ne dore. Me tej eshte e kot te vazhdoj se shteti yne ne 100 vjetorin e tij njihet ne bote si vendi per te bere turizem te vetmuar (nje vend i eger dhe terheqes) dhe qeveria me e korruptuar ne rajon dhe e fundit per nga standartet e jeteses m.gj.s nuk ndonje konflikt etnik apo ceshtje emri. </p>
Add new comment