Murdoch sulmon Obamën: është bërë ‘grup’ me padronët e Silicon Valley

Manjati i mediave Rupert Murdoch ka sulmuar në Twitter Presidentin amerikan Barack Obama, me akuzën që administrata e tij po mbështet grupet e mëdha në Silicon Valley me kundërshtimin që po i bën një ligji të piraterisë online.
"Obama u është bashkuar padronëve në Silicon Valley, të cilët kërcënojnë me vjedhje e pirateri të pastër tërë krijuesit e softuerëve", shkruan Murdoch, duke iu referuar një komunikate të Shtëpisë së Bardhë ku administrata Obama ka njoftuar se nuk do ta mbështesë ligjin mbi piraterinë online që po diskutohet në Kongres.
"Edhe pse besojmë se pirateria online nga ana e sajteve të huaja mbetet një problem i rëndë e që kërkon veprime legjislative, nuk mund të mbështesim ligje që zvogëlojnë lirinë e të shprehurit, rrisin rriskun në çështjet e cyber-sigurisë, ose minojnë dinamizmin e rinovimit të Internetit në nivel botëror", thuhet në komunikatë.
Ligji 'Stop Online Piracy Act' momentalisht po diskutohet në Dhomën e përfaqësuesve, ndërsa ligji tjetër 'Protect IP Act' po studiohet në Senat. Të dy këto propozime kanë marrë mbështetjen e Hollywood-it, të industrisë diskografike e të Dhomës së tregëtisë amerikane. Por muajin që kaloi, themeluesit e Google, Twitter, Yahoo! e kolosëvë të tjerë të Internetit kanë shprehur rezerva për të dy tekstet, duke deklaruar me një letër të hapur që ligjet "do i lejonin qeverisë së ShBA-ve mundësinë e çensurimit të Internetit me procedura të njëjta të përdorura nga Kina, Malajzia e Irani".
n.s.
Add new comment