Mundësinë për të zgjedhur president "një të vetin" Berisha e quan detyrim kushtetues

Postuar në 16 Janar, 2012 05:55

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i kanë njohur Berishës të drejtën për të zgjedhur President një njeri të vetin. Nëse ai e bën këtë gjë, nuk mund të thuhet se ka shkelur ndonjë ligj (të paktën, përsa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende mbi vlefshmërinë e tre votimeve të para parlamentare në rrethanat kur opozita s’do të marrë pjesë në këto votime). Mirëpo Berisha nuk mjaftohet me kaq. Ai po e shet mundësinë që i kanë dhënë ndryshimet kushtetuese për të zgjedhur një njeri të vetin si një detyrim kushtetues. Kjo merret vesh se është një gjepur me xhufkë. E kundërta është e vërtetë: detyrim kushtetues është neni 86, dmth zgjedhja e një Presidenti që të jetë në gjendje të përfaqësojë unitetin kombëtar.

Prandaj ambasadorët kanë zënë të flasin si kurrë ndonjëherë. Foli Ambasadori danez, pastaj ai i OSBE-së, më tej ai i BE-së, e katërta ishte ajo gjermane, dhe e pesta është ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham, e cila ka thënë sot në Berat, se Presidenti i ardhshëm duhet të jetë “figurë uniteti, i zgjedhur me konsensus,  i pëlqyer nga politika dhe populli”.

Presioni po rritet. Por edhe deputetët e Berishës i kanë shpeshtuar intervistat e tyre, në të cilat nuk harrojnë të theksojnë se “presidenti është i yni”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.