I vëllai i Hekuran Dedës: më kanë ofruar pará që të takohem me Berishën

Tri ditë pas vdekjes së Hekuran Dedës (e vranë në bulevard), të vëllait të tij, Sabitit, i bëjnë një vizitë në shtëpi. Ishte natë e vonë, dhe pranë shtëpisë së tij ndalon një fuoristradë e zezë. Nga makina del një person me origjinë nga familja Deda, që shoqërohej nga njerëz me maska. Sabiti nuk e përmend emrin e vizitorit. Dhe Sabiti dëshmon (për programin Xhungël të Artan Hoxhës):
“Ai kishte ardhur me urdhër, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai erdhi natën që të mos e shihte asnjë. Tha që “kam ardh që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do t’ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, dhe do u gjej vrasësin”.
Ai më tha se ka një shumë parash. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnjë gjë. Pasi doli në rrugë, më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë. “Pranojeni, pse nuk e pranoni?”, filloi me shajtë të tjerët. “Personin ta gjejmë ne”, më tha, “kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, ai e di atë punë. Nëse nuk e vret ai, e vras unë”, më tha. Më tha se “sa kam dalë nga kafja, kam qenë kokë më kokë me Sali Berishën. Bile më pret në zyrë.”
Më tha se “unë kam qenë në tarracë të kryeministrisë dhe e kam parë nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranojeni Sali Berishën.”
Re.Pu.
Comments
A e vret Sali Berisha, a e

A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, ai e di atë punë... (!!!!!!!)

O PERENDI!!!!

MESHIRE PER ATE VEND TE MJERE!

Cfare logjike, a thua se

Cfare logjike, a thua se fajtor/vrases ketu eshte ai mjeran qe e quan veten gardist e qe e shkrepi ate arme. Ushtaret jane te mbrojtuar nga statuti ne raste te tilla, pergjegjesi mbajne ata qe japin urdhrat...

Add new comment