Ruli saktëson idenë berishiane të dixhitalizimit të bujqësisë

Para disa ditësh, kryeministri Berisha na la pa gojë, teksa foli për dixhitalizimin e bujqësisë. Ai nuk e shpjegoi se ç’donte të thosh me dixhitalizimin e bujqësisë, e për këtë arsye, njerëzit zunë të bënin gallatë në web. Si rrallë herë, në rrjetet sociale plasën komentet satirike dhe batutat përqeshëse.
Kaluan disa ditë, dhe ministri i bujqësisë, Genc Ruli, bën saktësimin e termit. Bëhet fjalë për një nismë, që Berisha e emërtoi kuturú ‘dixhitalizimi i bujqësisë”, por që në të vërtetë duhej emërtuar ‘dixhitalizim i tokës bujqësore, dmth – po të përdorim emërtimin e Rulit – ‘regjistrim dixhital i zonave kadastrale dhe i veprave kulluese e ujitëse’.
Kjo është fabula e ‘dixhitalizimit të bujqësisë’.
E.G.
Add new comment