Ish-ambasadori Withers: Politikanët shqiptarë nuk e duan/njohin demokracinë

Postuar në 17 Janar, 2012 11:50

Rishfaqet John L. Withers. Dhe flet për Shqipërinë në radion Zëri i Amerikës, gazetarët e së cilës kanë bërë publike vetëm pak gjë prej intervistës, që do transmetohet e plotë nesër. Ai e krahason Shqipërinë me Hungarinë, ku ka probleme me lirinë e medias, me Ukrainën, ku përdoren gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës, apo me Rusinë, ku zgjedhjet manipulohen. Qortimin më të rëndë ai e ka për udhëheqësit politikë, dhe bazuar në krahasimet e mësipërme, merrret vesh se target-i është kryeministri Berisha: “Problemet e politikës vijnë prej udhëheqësve [tuaj], që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik”, thotë ai. Dhe aty për aty shton diçka për ta sqaruar këtë tezë: “Për këta udhëheqës, demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat, është diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por që nuk duhet ta praktikojnë vetë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kur i dije kto gjona pse nuk i deklarove gjate kohes qe ishe ambasador.</p><p>Zgjedhjet e 2009 &nbsp;u vodhen para syve te ty dhe ti heshte.</p><p>Tani eshte shume kollaj te flasesh. Po te pakten shpresojme te te degjoje ky ambasadori i&nbsp; ri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.