Fiket Wikipedia: censura ndaj Internetit është fare afër!

Postuar në 18 Janar, 2012 06:56

Vizitorët e Wikipedias në anglisht e kanë gjetur faqen offline, dhe me një mesazh gri të errët si pjesë e "ditës së errësirës" në protestë për ligjin amerikan kundër-piraterisë dhe që "mund ta dëmtojë fatalisht Internetin e lirë e të hapur" dhe "të kufizojë rëndë qasjen e njerëzve ndaj informacionit online".

Që prej orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme (e mërkurë), kushdo që tenton të hapë enciklopedinë online gjen vetëm mesazhin gri që i fton të "imagjinojnë një botë pa njohuri të lira".

Kongresi po shqyrton një legjislacion që mund të dëmtojë rëndë lirinë e informacionit online. Bashkë me Wikipedian, edhe site të tjera si blogu Boing Boing dhe sajti i lajmeve Reddit, i kaluar offline në 8am, veprime drastike për të parandaluar mitatimin në kongres të ligjit të njohur si Sopa, ligj që mëton të ndalojë piratimin online, dhe ligjin ekuivalent në Senatin amerikan, të njohur si Pipa. Ligjet mbështeten nga industria e medias, filmit dhe muzikës, por janë denoncuar nga Jimmy Wales, themeluesi i Wikipedias, si "ligje destruktive" që mund "të vënë bazat e frikshme të një censure mbi internetin".

Google, që vazhdon të jetë funksional, është kundër ligjit, dhe ka një mesazh që lexon: "ju lutemi, mos censuroni web-in!" dhe të lidh me një sajt që njofton se ky ligj bën shi këtë.

Sopa dhe Pipa parashikojnë burg për këdo që shpërndan material me kopirajt. Sajtet që lehtësojnë piratimin, do të mbyllen.

Por Wikipedia thotë se ligji nuk është mjet efektiv për të ndaluar piratimin.

n.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.