John Withers bën një lexim jo fort 'ambasadorial' për 21 janarin dhe Gërdecin

Ish-ambasadori amerikan John Withers e ka të qartë se çfarë ka ndodhur më 21 janar 2011. Ja ç’thotë ai në intervistën për Zërin e Amerikës: “Katër vetë vdiqën, u derdh gjak në rrugët e Tiranës, gjak i çmuar shqiptarësh. Të shkon mendja që në rrethana të tilla, qeveria do të donte t’u jepte gjithë mbështetjen e mundshme hetuesve dhe prokurorëve për të zbuluar të vërtetën. Por në vend që ta bënte këtë, qeveria i sulmoi prokurorët dhe në këtë rast kryeministri përdori një gjuhë të tmerrshme kundër Prokurores së Përgjithshme, një gjuhë, e cila, që të flasim hapur, ishte e padenjë. Ishte turpëruese për vendin. Një kryeministër nuk duhet t’i bëjë gjëra të tilla. Por çka është më e rëndësishme: pse kryeministri zgjodhi ta sulmonte atë, e jo ta ndihmonte për të zbuluar të vërtetën? Kush e dha urdhrin për të hapur zjarr? A po i mbahet ndonjë gjë e fshehtë publikut shqiptar lidhur me arsyet që e bëjnë qeverinë që të sulmojë ata që mund ta zbulojnë të vërtetën në vend që të bëjnë të kundërtën?”
Po kaq i qartë është ai dhe lidhur me Gërdecin: “Deri [në momentin që ndodhi Gërdeci] qëndrimi i qeverisë ndaj institucioneve, veçanërisht atij të drejtësisë, kishte qenë shumë më pozitiv. Menjëherë pasi ndodhën shpërthimet e Gërdecit, qeveria ndryshoi qëndrim. Sulmet ndaj gjykatave, ndaj prokurorëve, kundër medias u bënë dominuese…. Sulme si ato ndaj Prokurores së Përgjithshme nuk i kisha parë kurrë. Dhe që nga ai moment [erdhën] përpjekjet për të kontrolluar se kush do të bëhej anëtar i gjykatës së lartë, sulmet ndaj asaj pjese të medias që thjesht po përpiqej të bënte punën e vet për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Pastaj ishte situata e pazakontë që ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, për të cilin u gjykua që duhet të linte postin, u risoll në qeveri me një portofol tjetër.
Ne të gjithë pamë me tmerr pamjet, ambulancat, njerëzit, të mbuluar me gjak, të rinj, të moshuar u transportuan në spital, me ato plagë të tmerrshme dhe të gjithë shtruan pyetjes: Si ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë? Por në vend që të fillonte një përpjekje e pareshtur për të zbuluar të vërtetën, qeveria u kthye kundër institucioneve që kishin detyrën të zbulonin të vërtetën. Dhe të lind pyetja: Çfarë nuk donin ata të zbulonte publiku?”
M.N.
Comments
E perse duhet qe shqiptaret

E perse duhet qe shqiptaret te presin nga ambasadori i nderuar Withers t'u rrefeje te verteten te cilen e jetojne perdite dhe e pranojne pa problem. Eshte fatkeqesi qe shqipetaret qe kane e besuar dhe ende besojne ne shenjen e "V" te fitores se demokracise refuzojne te kuptojne se "V" eshte simboli i Vicidolit, ose si thote Sh. Rama ne nje interviste sot ne gazeten Shqip, "Trustit te Geshtenjes".

Shqipetaret duhet te shohin te verteten si eshte dhe te pushojne se beri tifozllek, por te kuptojne se apatia e tyre do te vazhdoje t'u jape dore te lire te paqyteteruarve te sundojne pa friken e ndershkimit ligjor, shoqeror, dhe historik.

Pa shikoni sa bukur Saliu

Pa shikoni sa bukur Saliu kendon,

Ne maje te pirgut te plehut, vendin na tregon,

Buzeqesh mes gjakut dhe pastaj zgerdhihet,

Dhe me gjak te pafajshem serisht zhgerryhet.

Me kujton Sadamin edhe Gadafin,

Qe ne gjak u lyen dhe ne gjak u zhgryen,

Para se ti vrisnin, mjerisht vone per ta,

Urrejtejn e popullit e pane hata!

Krimba si keta bota shume pa,

Po ky i joni shokun nuk e ka...

Kjo interviste ka dhe

Kjo interviste ka dhe qellimin pragmatist qe nje pjese e shqiptareve mos te humbin shpresat dhe te shperthejne dhunshem kunder qeverise.

"Ja pra dhe Amerika qenka me ne, ndaj Saliut heret a vone ka per t'i ardhur fundi !"

Ne kete prizem, Arvizu ne nje ane, Withers ne anen tjeter, krijojne momentalisht dy anet reale te monedhes qe mban Saliun ne pushtet.

Nuk ka nevoje ti thote

Nuk ka nevoje ti thote ambasadori keto gjera , publiku i di dhe ben indiferentin pasi e sheh qe nuk ia vlen me per asgje ......vetem se nuk kane ku ikin, ku tia mbathin me....... Nq.s ne drejtim do vesh fshatar, po po fshatar, nje nga Jugu e nje nga Veriu medet per ate vend

besij qe Shqipetaret nuk kan

besij qe Shqipetaret nuk kan leverti te jen kaq indiferent ndaj ketyre fenomeneve. Ne keto vite mbas diktatures ka pasur shum krime te renda, disa te veshtira per ti kuptuar (por jo te pa mundshme) dhe te tjerat shume te qarta.

Me vjen keq qe ne si popull jemi kaq indiferent. Let te harojm per nje moment per njerezit e vrar, ose per njerezit e varfer (pasi kam pershypjen qe ka shume shqipetar qe jan me moton tegjith per vete dhe zoti per tegjith). Por njerezit, pamvarsist statusit qe kan, ose qe mendojn qe kan, ne themel, as nje Shqipetar qe jeton ne Shqiperi nuk eshte i lir. Nese ti (cili do te jesh) e jeton jeten pa nevojen e ligjit (pra shtepi, kafe, shtepi) je 100% i lire, dhe jeton ne demokraci totale. Por nese te met kush ne qaf, dhe ke nevojen e ligjit, ti nuk je me i lire; ne ate moment, ti duhet te shpresosh "ishalla njeriu qe te ka mbet ne qaf nuk ka lek ta bej ligjin per vete".

Pra nese je ne pun, nuk je i garantuar. Nese do te kerkosh nje te drejt qe te eshte mohuar, nuk do e marresh. Dhe me e rendesishmja nuse ke nevoj per shteti nuk te ndihmon.

Per kete arsye nuk e di se pse Populli Shqipetare eshte kaq indiferent. Pasi jam 85% i sigurt qe nese Shqipetaret do kerkonin sigurin dhe te drejten qe ju mohohet, ato do e marrin. Por jo tegjith e duan nje gje te till.

Me plot siqeritet me jan mbushur syt me lot kur ne youtube, ne nje nga vidjot e vrasjeve te 21 janarit, njerezit nuk komentonin aktin por thonin "keta nuk perfajsojn shqipetaret, keta jan tyrpi shqiperis, shqiperi eshte me e mire se kaq, keta jan disa fshatar" - ishte fjala per njerezit. Dhe kjo injoranc publike eshet substanca qe e mban gjall Berishen dhe shume politikokriminel nga tegjitha palet

Add new comment