Pati edhe të plagosur nga armët e zjarrit në 21 janar!

Postuar në 29 Janar, 2012 13:06

Katër të vrarët nga plumbat e ardhur nga oborri i Kryeministrisë në 21 janar 2011, me plot të drejtë, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare gjatë vitit të fundit. Gjithashtu, një vend jo të parëndësishëm ka zënë në media edhe plagosja e Fatos Mahmutajt, gazetarit të ABC News që ka kërkuar azil politik në Belgjikë (ai u plagos në dorën që po mbante celularin në vesh – pra, për fare pak ka shpëtuar nga vdekja). Por nuk është folur shumë për katër të plagosurit e tjerë nga plumbat e ardhur nga oborri i Kryeministrisë në 21 janar 2011. Sot gazeta Shekulli na sjell detajet e plagosjes së njerit prej tyre - 24 vjeçarit Artes Dybeli. Për muaj të tërë ai ka qenë në agoni të plotë mes jetës dhe vdekjes. Plumbat e marrë në trup, njëri prej të cilëve i ka tejshpuar fytin, bënë që mjekët fillimisht t’i hiqnin çdo shpresë jete. Por falë kurimit në një klinikë gjermane, Artesi sot është gjallë. Ja një fragment i intervistës së tij dhënë Shekullit:

“Ku ju kanë marrë plumbat?

Duke iu referuar kartelës mjekësore plumbi i parë ka hyrë poshtë mjekrës dhe ka tejshpuar fytin. Mjekët më thanë që plumbi ka kaluar vetëm për 1 milimetër larg arteries kryesore, kordave të zërit, dëgjimit si dhe nazofagut. Ndërsa plumbin e dytë e kam marr pak sekonda më vonë në shpatullën e djathtë dhe ai ka qenë tejshpues.

Nga cili drejtim vinin plumbat?

Nga pjesa e brendshme e Kryeministrisë. Jua thashë unë jam qëlluar sapo një makinë i është afruar derës së jashtme të këtij institucioni dhe në atë moment po shikoja se si një togë ushtarakësh po vendoseshin në rrjesht duke qëlluar në drejtimin tonë.

Ju keni qëlluar mbi policinë?

Unë? As kam qëlluar mbi policinë e as nuk kam kapur qoftë edhe një gur me dorë.”

Nga këto fjalë të Artesit, kuptohet se edhe ai, si gazetari Mahmutaj, për fare pak ka shpëtuar nga vdekja. Dhe nga sa kemi parë në videon e Ziver Veizit, për fare pak kanë shpëtuar edhe ata që ishin pranë tij. Përveçse për katër jetët e humbura, kush urdhëroi për hapjen e zjarrit në drejtim të turmës në 21 janar, duhet të përgjigjet edhe për të gjithë ata që për fare pak kanë shpëtuar nga vdekja.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by lorenci (not verified) on

O Zaloshnja,

Jam prokuror ne Tirane.  Ju analistet qe merreni vetem me skandale duhet ta dini mire se nese krahasohen dhe mblidhen te dhenat e spitaleve dhe te prokurorise, ate dite me shume se 30 qytetare kane marre plumba ne trup nga plumbat e shtetit.  Keto fakte injorohen ngaqe tek ne njerezit nuk merren me ceshtjen thelbesore te perdorimit te armeve te zjarrit pa paralajmerim mbi protestuesit por merren me llogje kavaje, a duhej apo jo te dilnin urdherarrestet etj.

Po ashtu, Kryeministri harron te tregoje se ka kater masa te tjera qe vijne para perdorimit te armes  mbi nje qytetar.  Se pari, ka paralajmerim. Se dyti, ka neutralizim me mjete te tjera qe nuk perbejne force vdekjeprurese si eletrokos-shoku i lokalizuar ose spray per pengimin e perkohshem te shikimit. Pas kesaj cdo force ligjzbatuese ka te drejte te qelloje si mjet i fundit ne trup me synimin per ndalimin e personit duke shkaktuar minimumin e demtimit te shendetit.

Ndersa ndaj qytetarit te paarmatosur as nuk mund te mendohet te shtihet me arme ne turme.  Kjo qe ka ndodhur me 21 janar eshte me e rende se ngjarjet e 1997 dhe nese hulumtohet me kujdes cdo pamje nuk ka shume dallim nga sjellja a Bashir Al Assad ne Siri ndaj popullit protestues.

Shpresoj ta merrni seriozisht rikonstruktimin e vepres me te dhunshme qe shteti shqiptar ka kryer ndaj qytetaterve te tij ne 100 vjet.

Lorenci

Submitted by Ilir (not verified) on

Mire ben Zaloshnja qe shkruan bashke me Mustafa-n por Puna eshte se cfare do ti behet Muji-t nga Tropoja dhe Halili-t nga Skrapari .........ajo eshte pune e veshtire........Pa keto qe shkruani i dine njerezit ........

Submitted by Genti (not verified) on

e ku e gjeti shifren prej kater te plagosurish  Zaloshnja ? Perpara disa ditesh ish-komandani i gardes (aktualisht deputet i PS) Arben Cuko dha shifren 24 te plagosur

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.