Totozani merr në mbrojtje romët dhe premton një denoncim spektakolar të autoriteteve

Televizioni Top-channel jepte mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve avokatin e Popullit, Igli Ttotozani, që kish takuar një grup romësh të shpërngulur dhunshëm muaj më parë nga vendi ku kishin ngritur çadrat e tyre të banimit, diku afër stacionit të trenit. Mbi atë ngjarje nuk u hodh dritë asnjë herë, ndonëse zhurma mediatike qe e fortë e ndonëse vetë ngjarja qe tronditëse.
Totozani ka shkuar t’i takojë “në shtëpitëve tyre të reja”, diku në Sauk, nga ku duan t’i dëbojnë dhe njëherë tjetër . Këtë herë janë pronarët e tokave të zëna; të paktën, kështu pretendohet prej tyre. Avokati i popullit u shfaq i vendosur për t’mos e lejuar më këtë ‘trasloco’ allasoj. Madje, ai u bëri një premtim romëve të ngratë (që mori formën e kërcënimit për autoritete të tjera): “Nëse ju heqin menjëherë prej këtu ku jeni, do t’ju lejoj të ngrini çadrat përpara institucionit që unë drejtoj.”
Zyrat e Avokatit të Popullit janë ngjitur me Ministrinë e Jashtme, e në këto rrethana do kishim të bënim me një gjetje interesante për të bërë një denoncim spektakolar të autoriteteve shtetërore që s’e vënë ujin në zjarr për një numër qytetarësh që gdhihen e ngrysen pa asnjë strehë në këto ditë të acarta.
Re.Pu.
Comments
Po qe se Romet nuk do te

Po qe se Romet nuk do te ndiqeshin rrugen e endecakve, te lypsve apo edhe te veprimeve te kundraligjeshme te ndryshme dhe do ti shtroheshin menyres se jetes se qytetarise si te gjithe shtetasit shqiptar te tjere, atehere ato nuk do te kishin keto telashe. Avokati i Popullit shkon sa per te bere sy e faqe. Pune boshe.

o Paul, po ti ku e di qe

o Paul, po ti ku e di qe eshte pune boshe o te keqen vllai? Sa shpejt ua vini vulen gjerave andej nga jetoni. Hajde gjykim hajde!

Respekte Z Totozani dhe

Respekte Z Totozani dhe shpresoj te vazhdoni fuqishem e pa u ndalur luften per repektimin deri ne nje te te drejtave te njeriut ne Shqiperi.

Menyra si trajtohen e diskriminohen Romet ne Shqiperi eshte nje turp kombetar.

Por jam i sigurt qe Paulinit me siper nuk ia ndjen shume per Romet se sipas atij ata jane pasardhes te pushtuesve turq, apo jo Paulin?

Po "arnaut" Romet jane

Po "arnaut" Romet jane mbeturinat e te sjellurve nga turqit osmanllij ne trojet e Gjergj Kastriotit. POR,

çdo njeri percakton poziten e vet shoqnore ne baze te sjelljes se vet. Romet nuk erdhen tashti dhe nuk i konsideron kush emigranta te kohes se sotme. Romet jane ketu tash ma se nji shekull dhe kan menyren e te menduemit dhe te sjelljes ne shqoni te tille qe nuk perputhet me organizmin shoqnor te sotem. Me keto sjellje Romet shkaktojne kundra reagime nga shoqnia, jo pse jane ndryshe me ngjyre, por se nuk sillen ne menyre koherente. Ato done te vazhdojne menyren aziatike te jeteses ne nji vend europian. Mos perputhja/pershtatja e tyne u shkakton dame atyne vete. Nuk ua ka kush fajin. Edhe une dhe ti arnaut dhe kushdo tjeter qe sillet ndryshe nga shoqnia, psojme reagimet e shoqnise. Prandej nuk asht rasti te shkoje avokati tek Romet, por jane romet qe duhet te sillen si te gjithe te tjeret. Keto jane nji nga belàte e pushtimit afro-aziatik turk-osman.

Add new comment