Krijohet një Akademi e re. E Arteve dhe Shkencave.

Shtypi i sotëm ka dhënë lajmin, se Gjykata e Tiranës ka miratuar krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila qënka themeluar praktikisht më 17 dhjetor 2011. “Ka 7-8 muaj që ka lindur ideja e një akademie të tillë”, thotë Fatos Tarifa, i cili është zgjedhur sekretar shkencor i saj. Fakti që për t’u marrë vesh si lajm u desh të merrej, e të bëhej i njohur, vendimi i gjykatës tregon se themeluesit kanë dashur, e kanë ditur, ta punojnë larg reflektorëve të medias.
Në do gazeta të sotme ish publikuar dhe një listë e anëtarëve themelues të kësaj akademie, ku bie në sy prania e dy sopranove të famshme, Inva Mula e Ermonela Jaho, e një shqiptari të Maqedonisë e një të Kosovës, respektivisht Alajdin Abazi, fizikant, dhe Skënder Riza, historian (janë shumë pak për të përligjur pretendimin e Fatos Tarifës, se “akademia do të promovojë krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë), e Ismail dhe Elena Kadaresë ( i pari është zgjedhur President Nderi), dhe të një numri njerëzish me përvojë akademike në fusha të ndryshme.
“Nuk kemi synim të konkurojmë Akadminë e njohur të Shkencave; përkundrazi, duam ta plotësojmë atë”, thotë Tarifa. Mbetet të merret vesh diçka më tepër, sidoqoftë. Me kaq informacion sa ka dalë, nuk mund të krijohet një ide e qartë se ç’është saktësisht kjo akademi.
Re.Pu.
Add new comment