Një lajm tjetër i keq për ekonominë: shqiptarët po konsumojnë më pak

Postuar në 04 Shkurt, 2012 13:13

Të gjithë indikatorët e ecurisë së ekonomisë shqiptare janë duke u përkeqësuar. Tani është radha e konsumit, i cili ka shënuar rënie të fortë, gjë që duket tek fakti, që në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, importet totale në sasi ishin, sipas doganave, rreth 3 milionë e 800 mijë tonë ose 4.5 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është viti i dytë rresht kur volumi i importeve bie. Në vitin 2010 madje tkurrja ishte edhe më e fortë, gati 12 për qind.

Shifrat tregojnë se rënia e importeve ka prekur thuajse të gjitha produktet, që nga ushqimet bazë deri tek lëndët e para. Por rënia ka qenë më e fortë tek ato produkte, të cilat përdoren për konsum direkt. Sipas doganave, importi i mallrave të gatshëm për konsum final u ul në dhjetë muajt e parë të 2011-ës me mbi 11 për qind, duke sinjalizuar për një rënie të mëtejshme të konsumit.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.