Koment i shkurtër: Kalvari i karro-atrecit

Postuar në 05 Shkurt, 2012 03:44

Po të parkosh makinën në darkë në Tiranë, në vendin e gabuar, gjasat janë që të mos e gjesh në vendin ku e ke parkuar -- një karro-atrec i policisë ta ka marrë nga vendi ku e ke parkuar. Bën kuptim -- ke parkuar në një vend ku nuk duhet të parkosh! Po pse nuk ndodh kjo gjatë ditës, kur parkimi në vendin e palejuar pengon trafikun?!

Shkojmë më tej. Makinën nuk e gjen ku e ke parkuar, por nuk ka asnjë informacion zyrtar se ku mund ta gjesh makinën tënde –- në tabelën që ndalon parkimin atje ku ke parkuar, nuk është shënuar një numër telefoni ku mund të marrësh informacion. Pyet ndonjë dyqanxhi aty rrotull dhe ai të thotë që të shkosh një herë në një vend diku tek unaza e re, pas një benzinate Taçi Oil. Ti shkon atje dhe, pasi ke vozitur në një rrugicë të gjatë, plot gropa me ujë, përballesh me faktin se makina jote nuk ndodhet në atë vend. “Si ka mundësi?” - pyet. Këtu janë makinat që ka ngritur policia rrugore –- makinën tënde mund ta ketë ngritur policia bashkiake, të përgjigjen, dhe të thonë të shkosh tek ish-uzina Enver.

Atje janë zyrat e policisë bashkiake dhe makinën e gjen në oborr. Futesh brenda dhe bëhesh gati të paguash gjobën për të marrë makinën. Por kalvari s’ka mbaruar. Gjobën 30000-lekëshe duhet ta paguash në Bashki e pastaj të kthehesh përsëri për të paguar 40 mijë lekë për karro-atrecin. Në përfundim të procesit, pasi ke harxhuar nja tre orë duke u sorollatur, e merr të shkretën makinë...

Në përgjithësi, dhënësi i parave mundohet t’ia vështirësojë pagesën marrësit të tyre, por ai që do të marrë para, gjithnjë, ia bën sa më të lehtë pagesën dhënësit të tyre. Pse s’ndodh kjo e fundit në Tiranë?!

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Je me fat qe ta ka marre policia bashkiake. Po ta kishte marre policia e rendit ka procedure tjeter.

1. Shkon te Unaza e Re dhe merr letrat e makines. 2. Shkon me letrat ne kinostudio dhe mban radhe ne sportelin A per te marre listen e gjobave te marra me pare por qe nuk i ke paguar. 3. Mban rradhe ne sportelin B per te paguar Gjobat. 4. Mban radhe ne sportelin A per te marre nje vertetim qe te gjitha gjobat jane paguar. 5. Kthehesh te Unaza e Re per te marre makinen.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Po pse i bini gjate gjate. Qe te mos shkoni as ne kinostudio, e as ne uneze te re, ZBATONI KODIN RRUGOR!!!!!! Nqs nuk e shquani dot tabelen, shkoni e MERRNI NE PAL SYZE TE XHAXHI OKULISTI !!!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

ça shqiptar leshi qeke ti? ty s'ta paskan ngrit nonji here makinen xunkthi, pa shkel asnji tabele nalim parkimi, robo? qeke trap fare, ose jetoke me nonji planet tjeter! mu ma kane ngrit ke stacioni i vjeter i trenit, ku ene gamoret lejohen te parkojne, jo makinat! po ti, nga gjuha, dukesh se je noi malok jugor nga kta t'lir met berishes..

Submitted by Shqiptairi (not verified) on

Meso te flaseshl Shqip o GAMOR Tirone.  (nonji, asnji, nalim, noi) O fol si Tironcit nga fillimi deri ne fund, o lere kete pune se sben per ty. Kafsh Prehistorike

Submitted by xhaxhi (not verified) on

paska ngele kaps zaloshnja, ska pas ca te shkruaj si duket.

dhe sa per ceshtjen bjeri shkurt mer si thote ky shqiptari siper, zbato ligjin dhe kaq. kur nuk e zbaton si ne gjithe boten do keshe probleme.

Submitted by respublica (not verified) on

NE TE GJITHE BOTEN??? NE BOTEN NORMALE, KUR TA NGRE POLICIA MAKINEN ME KARRO-ATREC (SEPSE NUK KE ZBATUAR LIGJIN), TELEFONON DHE TE PYESIN NE SE DO TE SHKOSH TA MARRESH MAKINEN KU TA KANE CUAR, APO TE TA SJELLIN NE SHTEPI.   NE RASTIN E DYTE, DUHET TE PAGUASH EDHE TRANSPORTIN DERI NE SHTEPI TE MAKINES....

Submitted by xhaxhi (not verified) on

e ke seriozisht? posi jo, patjeter!! madje te fton dhe per nje vodka meqe bere rrugen deri atje e pastaj ti nga qefi e pi dh nje tarator.

sthua shyqyr se ne shqiperi ke dy avantazhe. Nje se e di ku do veshe se nje cope vend eshte, dhe e dyta me sa po kuptoj u mbyllka e gjithe meseleja me 70 mije lek.

jo per gje po ti ke qene dhe ne amerike. e ke parsysh sa e ke gjoben per gafen me te vogel, pa le me u kap me DUI qe e ha gjithe jete. e di une qe si ekonomist aritmetike do thuash se gjobat jane sipas nivelit te jeteses etj, por mendohu prap:)

dhe prap po them je meso burre e nuk te kane lezet keto artikuj mroklla...

Submitted by anonim (not verified) on

mire zaloshnja paska jetuar ne ameriqi, po ti xhaxh, ku jeton, n'brrake apo ne kandahar? ktu flitet per parkim kundravajtje, qe n'boten e civilizume zgjidhet si zotni, e ti flet per gjoba e dui...

Submitted by Aulin (not verified) on

E njejta gje ndodh kudo, biles ka edhe me keq. Nje mikut tim ju desh nja dy ore te mira te sorollatej brenda kampit te gjente makinen e tij me telekomande ne dore se i kishte mbuluar bora makinat. I ziu njeri nganjeher dyshonte se i ish shkakuar bateria e telekomandes.

Submitted by tosi (not verified) on

Ku ta gjesh karro-atrecin! Po me kohen e sorrollatjen e atyre qe kerkojne pronarin e makines qe te ka bllokuar rrugen per te dale nga parkimi? Per keta tipa do t'i coja zyrat ne Dajt.

Submitted by Junik01 (not verified) on

Ne fillim ligjin e respekton ai qe e vendos...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.