Zgjedhjet në universitete, një surrogato krejt e pashijshme e zgjedhjeve parlamentare

Disa të përditshme janë përfshirë në fushatën e zgjedhjeve në rangjet universitare. Në fokus ëhstë në mënyrë të veçantë, nuk merret vesh pse (apo është e vetmja gjë që merret vesh?), fakulteti i mjekësisë. Portreti i kandidatit Pipero, që nga një pjesë e media-s është paraqitur si beniamini i LSI-së, është parë shpesh në faqe gazetash. Ka pasur shkrime për të e intervista me të. Ndërsa sot në gazetën shqiptarja.com ishte një intervistë e rivalit të tij, Bajram Hysës, që shoqërohej me një foto ‘elektorale’, në të cilën Hysa shfaqej me disa studente në sfond që pozonin në stilin e vajzave të show-t ‘Victoria Secret Fashion’ (në foton që shoqëron këtë shënim timin është Pëllumb Pipero).
Kjo përmasë mediatike e zgjedhjeve në universitete është një nga gjërat më të ndyra që ndodh në këtë vend. Pse e nxjerrin këtë garë jashtë gardhit të fakulteteve apo universiteteve? Për ç’dreqin i duhet opinionit publik dhe lexuesve të gazetave projekti i këtyre njerëzve për të drejtuar një fakultet?
M.N.
Comments
Gabimi me i rende i sistemit

Gabimi me i rende i sistemit te arsimit te larte ne shqiperi eshte zgjedhja e drejtuesve akademik me votim te pergjithshem. Do te ishte me komode dhe me e ndershme nese drejtuesit akademik do te emeroheshin nga ndonje bord perkates dinjitoz dhe pa perkatesi politike. Kjo menyre eshte konflikt i hapur interesi.

Eshte "normale" te ketë këtë

Eshte "normale" te ketë këtë jehone zgjedhja e dekanit ne fakultetin e mjekesise. Per sa kohe qe gjithcka ne kete vend eshte e korruptuar, natyrisht qe edhe kjo ndodhi ngjason me se e pritshme. A mund te thote dikush se cfare ndodhi me shefin e departamentit te obstetrike gjinekologjise i cili ne konkurset e pranimit per specializantet e atij sherbimi i ktheu me nje te rene te lapsit fituesit ne humbes dhe humbesit fitues. Cfare qendrimi mbajti elita intelektuale e ketij vendi ndaj ketij gjesti. A mund te na thote dikush se mbi cfare kriteresh behet rekrutimi i mjekeve ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza? A dihet se si shiten e blihen doktoraturat ne kete fakultet ? Thjesht, fitohen nga deputete, ministra apo "kukulla" shefash. Ne kete klime nuk mendoj se perben ndonje habi as fushata e as emri i dekanit te ardhshem.

Per here te pare jam dakort

Per here te pare jam dakort me Mucin, ne asnje universitet perendimor nuk ndiqet kjo praktike.

Mire do ishte bordi sic thote Lina, po problemi eshte se kush do zgjidhet te bordi? Si kudo edhe ketu politika do i fuse hundet.

Zgjidhja eshte nje dhe e perhershme, zvogelimi dhe limitimi i pushtetit te politikaneve.

Mustafa, ti ke kapur vetem

Mustafa, ti ke kapur vetem majen e ajsbergut. Qelbesilliqet qe po bejne kandidatet per tu bere dekane apo shefa katedrash nuk kane te treguar. Po imitojne ne ekstrem mbi rogoz dhe nen rogoz metodat e Metes, Lul Bashes, Dritan Priftit, Jozefines, etj. Mendo qe keta kane ne dore te edukojne dhe te kultivojne vlerat me te mira tek brezi qe do beje te ardhmen e Shqiperise.

Jam e bindur edhe une qe

Jam e bindur edhe une qe zgjedhjet ne universitete nuk jane te tilla, sepse mungon liria per te votuar alternativat mbi baze te vullnetit te lire, mungojne kushtet qe njerezit te votojne me te dobishmin per interesat e zhvillimit te Departamentit, Fakultetit, Universitetit, etj; dhe cfare e shoh te veshtire me metodat dhe mjetet qe perdoren ato e shkaterrojne kohezionin dhe bashkepunimin mbi baze te vlerave ne universitet dhe ushqejne tarafin, klanin, korrupsionin; dike qe eshte i korruptuar, i pamoralshem, i paafte nuk i ben verejtje, sepse ai te ka votuar, etj. Me duket i mire per tu zhvilluar mendimi qe drejtuesit e universiteteve te zgjidhen mbi baze te arritjeve shkencore dhe figures publike te paperlyer, mbi baze te vleresimit prej opinionit publik te punes, sepse keshtu pengohen anonimet, njerezit pa arritje te verteta shkencore, qe te perkrahur nga politika ja mberrijne te zbukurojne pamjen e tyre me ofiqe te tilla qe i meritojne njerez me vlera dhe arritje, dhe qe shoqeria ne emer te se mires publike dhe te se ardhmes me te perparuar nuk duhet t'i leshoje ne duar kaq te padenja.

Jam shume dakort me ju. Keta
Jam shume dakort me ju. Keta intelektuale qe presim te na edukojne nje brez te denje kuadrosh nuk qenkan akoma te zot te zgjedhin njerezit e duhur ne postet dejtuese te Univesiteteve. Mjere ky komb sa poshte ka rene. Dalin e flasin per vlera disa kandidate qe vetem vlera nuk kane. Thjesht jane gjendur ne shtratin e duhur me personin e duhur e qe atehere moren privilegjet per tu zgjedhur e vazhdojne akoma kandidojne per tu zgjedhur duke i mbushur mendjen vetes e te tjereve qe na qenkerkan me vlera te medha, kinse koka te medha shkence. Koken shume te madhe e kane, po ne fakt bosh. Turp per pedagoget, boll me duke zgjedhur vetem njerez te pa afte ne udheheqje te tyre, behuni pak me te guximshem e mos votoni si fshataret ne komuna.
Zgjedhjet ne fakultete dhe

Zgjedhjet ne fakultete dhe universitete po behen identike me zgjedhjet politike ne Shqiperi. Kjo eshte e thjeshte per t'u kuptuar, persa kohe kandidatet jane me tesera partie dhe kane mbrojtjen e partive ne pushtet. Ju po flisni per Piperon, por mos harroni se kandidati per rektor Dhori Kule eshte nje sherbetor i verber i qeverise dhe i Sali Berishes. Te gjithe e mbajne mend ate dhe pseudopedagoget qe per tre muaj i shkuan nga pas Lulzim bashes dhe dhunuan auditoret e universitetit duke bere fushate te hapur per te. E c'duhet te presim me keto zgjedhje? Universitetet jane njesoj si parlamenti shqiptar, njesoj si gjykatat shqiptare, njesoj si garda e republikes e policia e shtetit. Hajduti Kule do t'i vjedhe zgjedhjet ne universitet. Ka nje busull orientuese, me emrin Ervin Demo, qe ka pergatitur strategjine e vjedhjeve. Ne Shqiperi cdo gje po shkon drejt fundit te gremines. Njerezit qytetare e shkencetare te vertete jane specie e rralle dhe veshtire se mund te ngrene koken ne kete vend, ku terri ka pllakosur gjithandej.

Po pushteti i PD vetem ne

Po pushteti i PD vetem ne kete menyre ka mbijetuar e do te mbijetoje. Fytyra e tij do te shfaqet kudo. Dijeni o njerez: shoqeria shqiptare u kriminalizua, u perdhos dhe keto procese i filloi dhe po i vazhdon klasa e sotme politike ne pushtet. Nuk mund te perjetesohet ndryshe klasa e agallareve te sotem. "Pastë" jetën e gjatë. Populli e ka ngrene sapunin per djathe.

Muci eshte e lehte te hedhesh

Muci eshte e lehte te hedhesh balte mbi te tjetert. Po te ishte me emerim do thoshin i zgjkodhi Saliu apo Edi tani qe jane me zgjdhje prape i shajme. M ustafa ndero njeher emer beju shqiptar se je me mendje arabi sic ke emrin. Sesi vishesh ti ste thote gje njeri sesi do e bejne te tjeret fushaten e dine ata sdo te pyesi ty nga here. gjeja me e lehte ne bote eshte te besh kritizerin, na bej ndonje gje te mire ti Muci dhe te themi amin ka bere kete gje ky...

provoni te beni nje sondazh

provoni te beni nje sondazh te thjeshte mbi rezultatet e zgjedhjeve ne universitetet shqiptare. Dominojne kandidatet e vetem nisur nga pozicioni me i larte i rektorit e deri tek shefat e departamenteve. Per mos folur mandej per rezultatin e fitores se tyre qe i kalon 99%. Zili do ta kishte dhe Partia e Punes. Sa te drejte paskesh pasur zonja Malaj kur tha: " atje ku ka kandidate te vetem, dmth rektoret aktuale, tregon ose ky(aktuali) ka punuar mire, ose te tjeret preferojne te merren me shkence dhe nuk i synojne postet administrative. Se sa me shkence merren keta te tjeret nuk e di te them, por ata qe u zgjodhen bravo se ke goditur ne shenje Znj. Malaj, vetem me shkencen nuk kane ndonje lidhje. Turp e marri per kete vend qe e fundosi perfundimisht dhe dinjitetin dhe personalitetin e akademikeve, edhe aty ku kishte nje fije

Add new comment