Harta etno-fetare e Kosovës pa surpriza; po e Shqipërisë?

Postuar në 09 Shkurt, 2012 06:53

Gazeta Express e Prishtinës ka publikuar disa të dhëna që kanë dalë nga procesi i regjistrimit të popullsisë. Këto të dhëna janë në përpunim e sipër, dhe nuk kuptohet mirë se si kanë rënë në dorë të kësaj gazete, por të dhënat, edhe pse nuk bartin surpriza, janë interesante. Sipas tyre, harta etnike e Kosovës është si më poshtë: jaanë deklaruar shqiptarë 1 milion e 614 mijë e 127 vetë, dhe serbë 25 mijë e 718 persona, por pa llogaritur veriun. Turqit janë 18 mijë e 711. Boshnjakë ka më shumë se turq: 27 mijë e 488. Ashkalinjtë, romët, egjiptianët e goranët së bashku shkojnë në pothuaj 40 mijë vetë.

Po harta fetare? Nga të dhënat del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, dhe 25 mijë e 685 të besimit ortodoks. Vetëm 1209 qytetarë të Kosovës kanë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.

Të dhënat mbi hartën etno-fetare në Shqipëri, për shkak të debatit publik që parapriu, shoqëroi e pasoi regjistrimin, priten më me padurim. Në hartën etnike nuk pritet asgjë e re (në Shqipëri kemi një kompozicion më pak të larmishëm se në Kosovë), por në hartën fetare mund të ketë surpriza.

Re.Pu.

Comments

Submitted by B (not verified) on

C'kuptim ka me e paraqit kete lajm me keto shifra idiote, qe nuk transmetojne kurrgje? Te kishit lene te pakten nje post scriptum me numrin e popullsise, pa i llogarisnim vete perqindjet.

Nje publiku me media e gazetare injorante, ne rastin me te mire, a shejtan-budallenj, ne nje me te keq, i bie te behet vete statisticien, ekonomist, politolog, planifikues urban... edhe gazetar! Prandaj edhe nuk ndahet shapi nga sheqeri ketu tek ne, se te gjithe bejme punet e disa te tjereve. Si une, qe rri e harxhoj kohen duke shkruar ketu.

Submitted by arnaut (not verified) on

Une ne fakt u surprizova pak, prisja qe myslimanet ne Kosove te ishin 99% ... jo 96% :)

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Kryeminitri i Kosoves Hashim Thaçi dhe kryemyftiu i Kosoves Naim Terrnava, i cili perkujtoi dhe u lut per shpirtin e pushtuesit turk-osman sullatnit Murat, i thane VLLA kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan kur ky vizitoi Kosoven. Nga ky pohim del se muslimanet e Kosoves jane vllazen ne mes tyne me turqit, me ashkalinjtë, me romët, me  egjiptianët dhe me goranët, me te cilet formojne nje grup ne vehte.

Nuk jane vllazen me kete grup, 38.223 qytetarë kosovar qe janë të besimit katolik. Por besimtaret katolik te Kosoves nuk jane vllazen as me ortodoksit serb. Nga kjo del se besimtaret katolik te Kosoves jane vllazen me nè shqiptaret, qe nuk jemi vllazen me turq, ashkeli, rome, egjiptiandhe gorane apo boshnjake.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.