Grekët u morën vesh për reformat; tani presin t’u livrohet borxhi prej 130 miliardë eurosh

“Sapo më erdhi një telefonatë nga Athina, dhe po më thonë se marrëveshja që BE-ja e Fondi Monetar Ndërkombëtar u kanë kërkuar është arritur. Partitë politike që mbështesin qeverinë kanë rënë dakord mbi këtë marrëveshje:, tha sot Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, me të filluar konferencën për shtyp në Frankfurt. Pas kësaj, agjencitë e lajmeve nxorrën headline-et e tyre me tituj që vërtiteshin rreth kumtit: Greqia ra dakord me kushtet e kërkuara nga borxhdhënësit.
Dhe kështu, Greqia shmangu të keqen vetëm disa orë përpara se në Bruksel të mblidhen financuesit e 130 miliardë eurove, dmth BE e FMN, në një takim të përbashkët ad hoc. Por nga takimi nuk priten surpriza. Grekët kanë rënë dakord me shkurtimet e shpenzimeve dhe mbi reformën e pensioneve.
Re.Pu.
Comments
Por ja qe surpriza kishte.
<p>Por ja qe surpriza kishte. Greket duhet ta kalojne ne parlament, me pas duhet qe lideret politike te zotohen perseri me shkrim per implementimin e reformave dhe nese ne nje te ardhme te afert do kete ndryshim qeverie dhe duhet te japin detajet se ku e si do ti shkurtojne ato 325 milione eurot qe nuk i shkurtuan tek pensionet. Sdq falimentimi i greqise eshte ceshtje kohe biles muajsh.</p>
Add new comment