Gjykata e Apelit është konsistente: të akuzuarit për 21 janarin mund të gjykohen pa qenë në burg

Ish-shefi i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre, fitoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e shpallur nga Gjykata e Tiranës me arrest shtëpie. Ai thjesht do duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerëve të policisë gjyqësore sipas masës 'detyrim me paraqitje'. Gjyqtari Artan Broci e Co. e kanë marrë këtë vendim të nisur prej faktit, që Kasaj “ka deklaruar në Prokurori pozicionin e tij në këtë çështje dhe, konkretisht, ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ia ka dhënë në dorë DVD-në punonjësve të Gardës; ai i ka lënë Prokurorisë edhe emrat e personave që e kanë marrë në dorëzim”.
Prokurorët kanë kërkuar arrest me burg, pasi, sipas tyre, “egziston rreziku që të zhduken pamjet filmike, veçantërisht ato pamje për të cilat Armando Kasaj dyshohet, se i ka kopjuar dhe më pas ka fshirë serverin e kryeministrisë”. Por gjyqtarët, njësoj si në rastin ‘Prendi’, nuk janë bindur prej pretendimeve të prokurorisë.
E.G.
Add new comment